Flash News

KRYESORE

“Asgjë Sikur Dielli” feston sot 20-vjetorin, me albumin e tij më të ri

“Asgjë Sikur Dielli” feston sot 20-vjetorin, me albumin e tij

Sot grupi i njohur kosovar “Asgjë Sikur Dielli’ feston 20-vjetorin e formimit të tij, duke sjellë për publikun e tyre një ekspozitë mjaft interesante, të titulluar “Kur e di se nuk di”, ekspozitë retrospektive e historisë, diskografisë, publikimeve dhe performancave të grupit nga viti 1997 deri në 2017.  Kjo ekspozitë do të hapet nesër në ora 20:00 në Lapidariumin e Muzeut te Kosovës, me rastin e promovimit të LP-së së re dhe 20-vjetorit të formimit të grupit. Ekspozita retrospektive e grupit dhe Albumi i ri "Ti dhe Unë" është një kompilacion i këngëve më të mira të ASD, i ri-masterizuar dhe prodhuar në format të pllakës në Berlin, Gjermani. Ky LP është i ilustruar me punime të artistëve kosovarë Alban Muja, Jakup Ferri, Driton Selmani dhe Artan Hajrullahu. Albumi është prodhuar në tirazh shumë të limituar. Me këtë rast grupi do të shfaqë një performancë dhe do të nënshkruajë për publikun albumet e reja.  

“Asgjë Sikur Dielli” është mjaft i preferuar edhe në Shqipëri dhe ka qenë pjesë e diskotekave dhe ngjarjeve kulturore, duke fituar mjaft mbështetës e simpatizantë.

 

Të fundit