Flash News

KRYESORE

Asgjësohen 1500 bimë narkotike në Gjirokastër, në pranga 3 persona

Asgjësohen 1500 bimë narkotike në Gjirokastër, në

Policia e Gjirokastrës ka asgjësuar 1500 bimë narkotike dhe ka vënë në pranga tre persona.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se lënda narkotike ishte e kultivuar në kubikë dhe u asgjësua në vendin e quajtur "Mavrambël", në fshatin Labovë e Vogël.

Sipas policisë në praga kanë rënë shtetasit me iniciale:

Dh. K, 33 vjeç, banues në fshatin Karjan, Gjirokastër, për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike".

E.K, 29 vjeç, banues në fshatin Karjan, Gjirokastër për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike.

A.Xh, 58 vjeç, banues në fshatin Labovë e Vogël, Gjirokastër.( pronari i tokës), për veprën penale "Moskallëzim i krimit".

Njoftimi i policisë:

Vijon plani i veprimit për kontrollin e territorit, ambjenteve të ndryshme, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike.

Asgjësohen 1500 bimë Cannabis Sattiva të kultivuara në kubik.

Arrestohen në flagrancë tre shtetas.

Në vijim të kontrolleve të territorit të ushtruar nga strukturat e Drejtorisë të Qarkut Gjirokastër, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën kultivimit të bimëve narkotike, më datë 24.07.2017, në vendin e quajtur "Mavrambël", në fshatin Labovë e Vogël, Gjirokastër, në një ambjent mes pemëve shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, kanë konstatuar 1500 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të kultivuara në kubik.

Bimët narkotike u asgjësuan në vend.

Nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u arrestuan në flagrancë shtetasit :

Dh. K, 33 vjeç, banues në fshatin Karjan, Gjirokastër.(Për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike").

E.K, 29 vjeç, banues në fshatin Karjan, Gjirokastër. 

(Për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike").

A.Xh, 58 vjeç, banues në fshatin Labovë e Vogël, Gjirokastër.( pronari i tokës)

(Për veprën penale "Moskallëzim i krimit".)

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme.

 

 

 

 

Të fundit