Flash News

KRYESORE

Asgjësohen 46 rrënjë kanabis të mbjella në tokë publike, në kërkim autorët

Asgjësohen 46 rrënjë kanabis të mbjella në tokë

Policia e Gramshit ka asgjësuar sot 46 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa të mbjella në tokë publike.

Në zbatim të planit të masave me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Ermanj Njësia Administrative Tunjë, në vendin e quajtur “Hija e zezë” në një zonë të pyllëzuar është bërë e mundur konstatimi i një sipërfaqe toke në të cilën ishin mbjellë 46 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva.

Policia ka bërë të ditur se bimët narkotike ishin të sapo mbjella në pronë publike pa pronarë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

 

Të fundit