Flash News

KRYESORE

Asgjësohen 930 fidanë kanabis, arresohen në flagrancë 3 të rinj, procedohet penalisht Drejtori i Mjedisit

Asgjësohen 930 fidanë kanabis, arresohen në flagrancë 3

Policia e Kurbinit ka finalizuar operacionin "Befasia" në kuadër të të cilit ka asgjësuar 930 fidanë bimë narkotike Cannabis –Sattiva dhe ka arrestuar në flagrangë 3 shtetas të dyshuar si autor të kultivimit si dhe proçedohen penalisht në gjendje të lirë Kryeplaku i Fshatit dhe Drejtori i Mjedisit.

Më datë 08.06.2017, në vijim të planit për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, u ushtrua kontroll territori dhe në Kurbin, në fshatin Gërnac , në vendine quajtur "Livadhet e Gërnaces" , u konstatuan 2450 gropa të hapura dhe pranë kësaj parcele u gjetën 62 kutia polisteroli me nga 40 kubikë secila , ku rezultonin të mbira në këto kubikë 930 fidanë bimë narkotike Cannabis - Sattiva me lartësi 1-2 cm të cilat u asgjësuan.

Në vijim të veprimeve hetimore , u arrestuan në flagrancë shtetasit :

-Xh. L, 29 vjeç, banues në Kurbin 

- E.L, 25 vjeç, banues në Kurbin 

- G.L, 26 vjeç, banues në Kurbin

Vepra penale në ngarkim të tyre "Kultivim i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 284-25 të Kodit Penal.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit : 

-S. S. 39 vjeç, banues në Kurbin me detyrë Kryeplak i fshatit Gërnac 

- N.M. 65 vjeç, banues në Kurbin , me detyrë Drejtor Mjedisi

Vepra penale në ngarkim të tyre "Shpërdorim detyre" parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit