Flash News

KRYESORE

Asgjësohen qindra bimë kanabis në Mirditë, arrestohen 2 të rinj, procedohet kryeplaku i fshatit

Asgjësohen qindra bimë kanabis në Mirditë, arrestohen 2

Policia e Mirditës ka finaliuar operacionin antikanabis "AGIMI" në kuadër të të cilit ka asgjësuar 843 bimë narkotike Cannabis – Sativa, ka vënë në pranga të të rinj dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas të tjerë, si dhe proçedohet penalisht në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Kushnen.

Pas një hetimi një mujor proaktiv, në vijim të zbatimit të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit, "për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike", nga shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, kanë finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar "AGIMI".

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. C., 21 vjeç, banues në Kaçinar, Mirditë.
  2. V., 32 vjeç, banues në Kaçinar, Mirditë.

Si dhe u shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve F.M dhe A.D., për të cilët për arsye hetimi, nuk jepim të dhëna të tjera.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri - tjetrin, në vendin e quajtur Kushnen, Njësia Administrative Kaçinar, Rrethi Mirditë, në një zonë pyjore dyshohet se kanë përgatitur terrenin dhe kanë kultivuar 843 bimë narkotike të dyshuara Cannabis - sativa, të cilat pas konstatimit nga forcat policore, u asgjësuan me anë të djegies.

Për këta shtetas janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepra penale "Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 284/2 i Kodit Penal.

Gjithashtu në vijim të hetimeve dhe veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë Kryeplaku i fshatit Kushnen, për vepren penale "Shpërdorim detyre", parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal.

Vazhdojnë veprimet hetimore proceduriale dhe punohet për identifikimin, kapjen dhe dokumentimin e aktivitetit kriminal të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Të fundit