Flash News

KRYESORE

Askush nuk e ka ditur, por aktorja shqiptare ka qenë pjesë e serialit italian “100 Vitrinat"

Seriali i njohur italian“100 VITRINAT”, i cili është transmetuar në televizionet shqiptare para disa vitesh, ka pasur si aktore edhe shqiptaren Egla Ceno.

Deri më tani, pjesëmarrja e aktores shqiptare në këtë serial nuk është evidentuar nga publiku pasi në atë kohë nuk kishte shumë famë.

Vetë Egla e ka rrëfyer këtë fakt në emisionin e pasdites “Rudina”.

Ajo ka treguar se jetonte në fshatin ku seriali kishte teatron dhe pas shumë audicionesh, më në fund asaj i’u dha një rol i vogël.

“Jetoja në fshatin ku ato kishin teatrot, si mund të rrija unë pa e provuar. Audicone, audicione, derisa në fund më dhanë një rol të vogël. Kam punuar dhe në ‘backtage’, kam ruajtur kontaket, ishte një eksperiencë fantastike”, ka thënë aktorja.

Të fundit