Flash News

KRYESORE

Askush nuk kujtohet për ta zyrtarizuar, Reja merr frenat vetë

Askush nuk kujtohet për ta zyrtarizuar, Reja merr frenat vetë

FSHF nuk e zyrtarizon? Asnjë problem, Edy Reja e pranon vetë se do të vazhdojë në krye të kombëtares sonë. Tekniku italian ka folur për mediet italiane dhe ka sqaruar se do të jetë sërish në krye të Shqipërisë.

"Është një sfidë e bukur dhe një projekt i fortë, më jep entuziazëm të madh. Do të kem në mbikëqyrje të gjitha lëvizjet në aspektin futbollistik dhe nëse do të jem trajneri më i vjetër në qarkullimi, edhe unë do të isha i kënaqur”.

“Ky është një vend i gjallë, ku gëlon jeta, i banuar nga njerëz që kanë shumë konsideratë për ne italianët. Ndoshta besojnë tek ne më shumë seç besojmë ne te vetja”, është shprehur në mbyllje Reja.

Të fundit