Flash News

KRYESORE

“Askush nuk mbahet me zor në betejë”, Basha u përgjigjet kritikëve të tij, Imamit, Bodes, Topallit e Patozit

“Askush nuk mbahet me zor në betejë”, Basha u

Kryedemokrati Lulzim Basha është pyetur në emisionin “Pesë pyetje nga Babaramo” për rikthimin e disa prej kritikëve të tij në Kuvend.

I pyetur për kandidatët në Kuvendin Kombëtar të PD-së, Basha u shpreh se anëtarët e vjetër vihen automatikisht në listë.

Basha u shpreh se Arben Imami hoqi dorë vet. “S’e kam dëgjuar por zotit Imami iu komunikua zyrtarisht nga Sekretari i Përgjithshëm i PD që ishte në listën e kandidatëve, pranoi atë natë dhe të nesërmen mori në telefon Sekretarin e Përgjithshëm dhe i tha nuk dua të jem në listë”.

Ndërsa sa i përket Patozit, Imamit, Topallit  dhe sulmeve të tyre, Basha u shpreh: “Atë që kam thënë gjithmonë që është një mashtrim i pasktrupullt. Dhe unë nuk merrem me asnjërin prej tyre personalisht dhe se qendrimet e mia s’kanë qënë personale por politike. Që të jesh demokrat nuk do të thotë të kesh post në parti”.

Sa i përket përzgjedhjes së e Bodes nga qeveria Rama si anëtarë i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, kryedemorati u shpreh:

“Jo s’kam asnjë koment. Sepse është një çështje që s’ka revelancë me problemet që unë përballem sot si kryetar i opozitës dhe betejën që kam për interesin publik. Këto janë gjëra që i kanë bërë në kokë të vet dhe nuk detyroj askënd të mbajë standardin e demokratit në Partinë Demokratike. Ka njerëz që duan vazhdojnë betejën, ka njerëz që rikthehen në betejë dhe janë rikthyer shumë prej tyre pasi janë larguar, disa edhe me të drejtë, për një farë kohe që kanë humbur besimin për shkak mangësive të mia në vendimarrje , por me zor në betejë nuk mbahet askush”.

Të fundit