Flash News

KRYESORE

Askush si Mourinho, 57 milionë euro të ardhura nga tre shkarkime

Askush si Mourinho, 57 milionë euro të ardhura nga tre shkarkime

Trajneri portugez, Jose Mourinho u shkarkua nga Manchester United të martën në mëngjes, megjithatë kjo nuk do të ndikojë aspak tek të ardhurat e tij financiare.

Kontrata me klubin anglez, i detyron këta të fundit t'a dëmshpërblejnë ‘Special One’ me 26.5 milion euro për pritshje të njëanshme të kontratës.

Të ardhura të konsiderueshme, 55-vjeçari përfitoi edhe kur u shkarkua për herë të parë nga Chelsea në 2007, teksa shtoi ne llogarine e tij bankare rreth 20 milion euro.

E njëtja gje ndodhi edhe në sezonin 2014/2015 kur u shkarkua sërish nga Chelsea në sezonin e tretë, teksa mori 10.5 milion euro.

Në total, Mirror raporton se Mourinho ka fituar gjithsej 57 milionë euro nga shkarkimet gjatë karrierës si trajner.

Të fundit