Flash News

KRYESORE

Asllan Dogjani: Në shumë qytete drejtojnë grupet kriminale, shteti ka rënë

Asllan Dogjani: Në shumë qytete drejtojnë grupet kriminale,

Ish drejtuesi i Policisë së Shtetit Asllan Dogjani jep alarmin se ligjin në shumë qytete të vendit e bëjnë grupet kriminale.

“Në shumë qytete të vendit, në Durrës, në Vlorë, në Elbasan drejtojnë grupet kriminale. Në Durrës kam të dhëna që këtë kontrollojnë gjithçka që hyn në port. Kushdo që hyn do i japë taksën këtyre grupeve kriminale”, tha ai në emisionin “Byro Politike” në Abcnews.

Ndërsa flitej për atentatin me armë ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoj në mbikalimin e Shkozetit ai shtoi se ngjarja tregoi se shteti ka rënë.

“Kjo është një ngjarje shumë e rëndë. Të qëllohet ndaj prokurorit të shtetit në mes të ditës ku ka shumë lëvizje do të thotë që shteti ka rënë. Kemi një mosfunksionim dhe rënie totale të shtetit, një mungesë kontrolli. Janë një zinxhir vrasjes të pazbuluara. Deri dje ka qenë policia. Janë vrarë shumë policë. Është kaluar hallka e policisë tani po goditet prokuroria e shtetit”, tha ish deputeti.

Të fundit