Flash News

KRYESORE

Asnjë artiste shqiptare, 10 këngët më të dëgjuara gjatë 2018-ës

Asnjë artiste shqiptare, 10 këngët më të dëgjuara

U mbyll një vit, për shumë këngëtarë tejet i suksesshëm. Artistë të rinj, por dhe ata “të konsoliduar” kanë sjellë këngë të reja në 2018-n, të cilat janë kthyer në hite.

Politiko.al sjell 10 këngët e publikuara këtë vit me shikueshmërinë më të lartë në Youtube.

1. Rekord thyen kënga e Maroon 5 në bashkëpunim me Cardi B, “Girls like You”, me mbi 1.5 miliardë shikime dhe me mijëra komente në rrjet.

2. Tejet e suksesshme është dhe “Te Bote”, remix i Casper, Nio García, Darell, Nicky Jam, Bad Bunny, Ozuna. Ky produkt muzikor nuk i ka munguar diskove gjatë këtij viti. I publikuar në prill të këtij viti, kjo këngë ka arritur mbi 1.5 miliardë shikime, me një diferencë të ngushtë nga “Girls like You”.

3. Pa dyshim 2018-ta është viti i suksesit të këngëtarit Nicky Jam. Kënga e tij në spanjisht, e publikuar në mars të këtij viti, EQUIS "X" ka patur sukses në mbarë botën. Kënga deri në 30 dhjetor të këtij viti ka shënuar 1.4 miliardë shikime në Youtube.

4. Në vend të katërt renditet këngëtari Daddy Yankee me këngën “Dura”. Daddy Yankee mbajti një koncert në Shqipëri me 1 maj të këtij viti dhe tashmë njihet masivisht. “Dura” ka 1.2 miliardë shikime në Youtube.

5. “Sin Pijama” e Becky G dhe Natti Natasha është ndër këngët më të pëlqyera të këtij viti. Kënga reggaton e publikuar në prill të këtij viti ka shënuar 1.1 miliard shikime në youtube dhe mijëra komente.

6. Ozuna dhe Romeo Santos me këngën El Farsante (Remix), kanë surprizuar këtë vit. Kënga e tyre është pritur mjaft mirë nga dashamirësit e muzikës. Në rreth 12 muaj, kënga ka arritur më shumë se 1.1 miliard shikime në Youtube.

7. “Dame Tu Cosita”, do të mbahet mend gjatë jo vetëm për muzikën por edhe lëvizjen e belit. U pëlqye nga të vegjël dhe të rritur, ndaj kënga e Pitbull, El Chombo, Karol G, Cutty Ranks, ishte padyshim hiti i verës, me rreth një miliardë shikime.

8. Nuk është surprizë shndërrimi i këngëve të Drake në hite. Ai ka shënuar me “God’s Plan” këtë fillim viti. Me një videoklip shumë domethënës, kënga e tij arrin rreth një miliardë shikime në Youtube.

9. Ndonëse iu nënshtrua një operacioni të vështirë, Selena Gomez edhe këtë vit arriti që këngën e saj në bashkëpunim me tre artistë ta kthente në hit.“Taki Taki” e Selena Gomez, Ozuna, Cardi B ka rreth 8 milionë shikime në Youtube dhe do mbetet për shumë gjatë kënga e preferuar në festa e në kërcimet mes miqve.

10. Jo vetëm me një këngë, por të gjitha produktet muzikore të Cardi B janë shndërruar në hite.“I Like It”, këngë në bashkëpunim e Cardi B, Bad Bunny dhe J Balvin renditet e dhjeta në listë, sa i përket shikimeve në Youtube me rreth 8 milionë.

Ajo që vihet re është mungesa e artisteve shqiptare si; Bebe Rexha, Rita Ora dhe Dua Lipa në dhjetëshen e këngëve më të shikuara në Youtube këtë vit.

Megjithatë, kjo s’e zbeh aspak suksesin e këngëtarëve, të cilat kanë sjellë produkte muzikore që janë pritur mjaft mirë nga publiku.

/Politiko.al-Xhuliana Jakimi/

Të fundit