Flash News

KRYESORE

Asnjë denoncim për ndjekje penale për numëruesit që u tallën me votën e shqiptarëve?

Asnjë denoncim për ndjekje penale për numëruesit që u

Tre ditë më parë deputetja Mesila Doda bëri publike një video ku pretendonte se votat e PDIU-së janë tjetërsuar. Pavarësisht faktit nëse është i drejtë apo jo pretendimi, gjë që po e vendos tani KQZ, në mbledhjen e saj, pas ankesës së Idrizit, deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga KQZ, asnjë reagim nga PD, apo PDIU, mbi videon e bërë publike, ku numëruesit talleshin dhe gajaseshin me votat e shqiptarëve, duke i hedhur ato tek cila parti që donin dhe jo atje ku e kishte hedhur votuesi. Si nuk ka asnjë reagim nga KQZ, asnjë denoncim për ndjekje penale për këta numërues që kanë shpërdoruar e tjetërsuar votën e shqiptarëve? Ne sot kemi vetëm një video dhe shumë pretendime e fakte e dëshmi gojore, por pjesa e ajsbergut ende nuk është zbuluar, por është për të ardhur keq që vota e shqiptarëve të katandiset si mos më keq dhe pastaj t’u kërkohet atyre të votojnë.

Të fundit