Flash News

KRYESORE

“Asnjë ditë në pushtet, por jam politikani me më shumë kallëzime nga qeveria"

“Asnjë ditë në pushtet, por jam politikani me më

Ervin Salianji, nga radhët e PD pak para nisjes së seancës gjyqësore ndaj tij lidhur me çështjen Xhafaj në Gjykatën Penale në Tiranë përsërit edhe një herë se prokurorët duhet të ishin në krah të denoncuesit dhe kundër krimit e korrupsionit në pushtet.

Në një reagim në rrjetet sociale, Salinaji e cilëson veten edhe si një ndër politikanët më me shumë kallëzime dhe padi nga ana e qeverisë, edhe pse s'ka qenë asnjë ditë në pushtet.

“Kur e kam nisur këtë rrugë e kam ditur qartë që nuk do bëj kurrë kompromis me të keqen”, shkruan ish-deputeti.

“Prokurorët sot duhet të ishin në të njëjtin krah, politika dhe halli i ka nxjerrë përballë!

Ne do të luftojmë edhe për ta! Pêr një drejtësi që lufton krimin dhe korrupsionin dhe jo qytetarët dhe denoncuesit!

Nuk kam qenë asnjë ditë në pushtet, por ndoshta jam politikani që kam më shumë kallëzime, proçedime dhe padi nga ana e qeverisë.

Pakkush beson sot se mund të bëhet politikë me mision për të mirën e vendit. Une besoj tek kjo!

Kur e kam nisur këtë rrugë e kam ditur qartë që nuk do bej kurre kompromis me te keqen.

Gjatë këtyre viteve kam denoncuar publikisht me emra konkretë, me vendndodhje duke shkuar vete ne fushat e kanabisit, me cdo fakt te dokumentuar, sa kriminelet dhe te korruptuarit.

Kam denoncuar dhe do vijoj te denoncoj cdo here qe do bindem qe ka korrupsion, ka krim te organizuar, ka pushtet te inkriminuar. Asnje intimidim apo presion nuk e ndal kete mision per mua, jo me nje farse.

Kam ardhur sot ketu sepee kam respekt per institucionet dhe formimi im prej juristi ma imponon dyfish kete.

Jam ketu me bindjen dhe besimin, qe -sic thoshte Rudi Guliani- “ka ardhur koha qe forca e ligjit te jete se paku po aq e forte sa krimi i organizuar”.

Duhet luftuar cdo dite per kete!”, shkruan Salianji pak para seancës.

Të fundit