Flash News

KRYESORE

“Asnjë faturë në ‘Rrugën e Kombit’”/ Kastrati: 1.5 milionë euro për të prekurit nga tërmeti

“Asnjë faturë në ‘Rrugën e Kombit’”/

Presidenti i Kastrati Grup, Shefqet Kastrati informoi se nuk do të paguhet asnjë taksë në “Rrugën e Kombit” nga makinat, ndërsa familja e tij ka dhënë 1.5 milionë euro për të prekurit nga tërmeti.

Tërmeti i së martës në mëngjes që deri më tani ka shkaktuar 47 viktima dhe mbi 750 të plagosur e ka tronditur atë dhe familjen.

Tragjedia Shqiptare më ka tronditur thellësisht mua dhe familjen time, bashkë me vëllezërit e mi. Jemi munduar të ndihmojmë e të lehtësojmë sa mundemi këto ditë. Si gjithnjë – pa zhurmë. E kam dhënë në çast urdhrin e mos marrjes së asnjë kokërr leku nga askush që ka kaluar nëpër Rrugën e Kombit për ndihmë.”, ishte reagimi i Kastratit.

Ai shtoi se nuk ka dashur të bëjë publicitet, pasi ka ecur me parimin: “Kur ndihmon një rob të Zotit në nevojë, duhet ta shohë veç ai Lart!”.

“Unë dhe familja ime kemi ndarë 1.5 milionë euro që kjo dhimbje e madhe që të lehtësohet sado pak.

Vendosëm ta bëjmë publik kontributin tonë për familjet e tërmetit vetëm që t’i bëjmë thirrje atyre që kanë më shumë se të tjerët: Kjo s’është dita të kurseje asgjë shqiptari që ka shumë për shqiptarin që ka humbur gjithçka!

Ngushëllime familjarëve që humbën njerëz në këtë katastrofë dhe Zoti i Madh qoftë me Shqipërinë e plagosur!”

Të fundit