Flash News

KRYESORE

Asnjë fjalë në konferencën me Ramën, Cakaj reagon në ‘Facebook’ për negociatat

Zyra e shtypit të kryeministrisë në njoftimin për konferencë lajmëroi se së bashku me kryeministrin Rama do të ishte edhe ministri i Jashtëm Gent Cakaj.

Vërtet i pranishëm, por në konferencë foli vetëm Rama.

Reagimin e tij e ka publikuar në Facebook, ku në një postim shkruan se mungesa e konsensusit në Këshill për çeljen e menjëhershme të negociatave për anëtarësim me Shqipërinë nuk vjen si rrjedhojë e interpretimeve kundërthënëse lidhur me progresin e vendit, por si pasojë e vizioneve të ndryshme për reformën strukturore të Bashkimit Evropian në përgjithësi.

I njëjti argument u përdor edhe nga kryeministri Rama në konferencën e sotme pas mos arritjes të një marrëveshjeje nga BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

‘Nuk e kemi fajin ne, as Maqedonia’, Rama: Asnjë vend asnjë vend tjetër nuk do të kishte marrë konsensus

Kryeministri thotë se rrugëtimi evropian është një testament për shqiptarët

Të fundit