Flash News

KRYESORE

Asnjë fjalë për Llallën, Presidenca zbardh takimin Meta-Lu: Diskutuan për integrimin dhe reformën në drejtësi; fryma ishte e përzemërt dhe miqësore

Asnjë fjalë për Llallën, Presidenca zbardh takimin Meta-Lu:

Presidenca ka zbardhur takimin e zhvilluar sot në mesditë midis presidentit Ilir Meta dhe ambasadorit amerikan, Donald Lu. Ky takim u zhvillua një ditë pas publikimit të letrës që ish-kryeprokurori Adriatik Llalla i ka dërguar Kongresit Amerikan dhe ku pretendon se ambasadori Lu i ka kërkuar arrestimin e presidentit Meta.

Por, sipas deklaratës drejtorit të kabinetit të Presidentit, Arben Cici, Meta dhe Lu nuk kanë diskutuar për këto pretendime të Llallës. Në deklaratë thuhet se dy zyrtarët kanë diskutuar mbi çështjet aktuale të sigurisë rajonle dhe ndërkombëtare, ndërkohë që fryma në takim ka qenë e përzemërt, miqësore dhe bashkëpunuese, si gjithmonë.

Reagimi i Presidencës:

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e SHBA-së në Shqipëri Sh.T.Z. Donald LU me të cilin diskutuan mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe mbi çështjet aktuale të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare.

Në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë, çështjes së rëndësishme të hapjes së negociatave u nënvizua rëndësia e ecurisë dhe implementimit të reformës në drejtësi dhe u shkëmbyen mendime rreth situatës aktuale në vend.

Fryma e përzemërt, miqësore dhe bashkëpunuese karakterizoi, ashtu si gjithmonë, këtë takim”.

Të fundit