Flash News

KRYESORE

Asnjë fjalë për partitë shqiptare në Malin e Zi, Rama përshëndet në serbisht dhe mbështet Gjukanoviçin: Milo faleminderit që ekziston

Asnjë fjalë për partitë shqiptare në Malin e Zi, Rama

Teksa thuajse të gjithë figurat politike që kanë reaguar lidhur me zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi kanë bërë thirrje për të votuar partitë shqiptare në kuvendin malazez, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të flasë me superlativa për homologun e tij në shtetin fqinj.

Nëpërmjet një video-mesazhi të shpërndarë në rrjetet e tij sociale, kryeministri e ka nisur fjalën e tij me një përshëndetje në serbisht, teksa është shprehur se Mali i Zi është yll në shndritje dhe model në Ballkan për t’u ndjekur falë qeverisjes së deri tanishme të Milo Gjukanoviç.

Më tej kreu i shtetit thotë se çdo votë kundër Gjukanoviç është hap pas për Malin e Zi, pasi ai e ka shpëtuar të ardhmen e vendit në të shkuarën dhe s’ka kohë për të bërë eksperimente.

Ajo që bie në sy është se Rama nuk ka thënë asnjë fjalë për partitë shqiptare në Malin e Zi që do kandidojnë në koalicion dhe që luajnë një rol tepër të rëndësishëm për shqiptarët e Malit të Zi.

“Nuk më takon mua të gjykoj çfarë nuk ke bërë ende për Malin e Zi i takon qytetarëve të tu. Por ajo që unë mund t’i them atyre është pa dyshim, se ajo çfarë Gjukanoviç ka bërë për Malin e zi duhet t’ju bëj krenar dhe të sigurtë për fëmijët e tyre.

Nuk e di se si do të ishte Mali i Zi pa Gjukanoviçin. Por ajo që ne dimë është se Mali i Zi është i pakrahasueshëm me vendin e varfër që e mori Gjukanovic. Çdo votë që shkon kundër Gjukanovicit mund të shtyjë vendin pas. Nuk ka askush sot që mund të shpëtojë të ardhmen e Malit të Zi, se sa ai që e ka shpëtuar në të shkuarën. Nuk ka kohë për eksperiment që sjellin paqartësi dhe regret.

Është shumë e nevojshme të mbështesim fort Milo Gjukanovic në 30 gusht dhe të vazhdojmë punën e mrekullueshme që e ka bërë Malin e Zi, yllin në ngritje të rajonit, vendin model, dhe një vend më të mirë për qytetarët e tij. Ju uroj fat. Dhe ju lutem fitoni.Zoti qoftë gjithmonë me ju dhe bekoftë Malin e Zi, në çdo hap. Faleminderit, Milo që ekziston. Jo vetëm për Malin e Zi por edhe për Shqipërinë, për shqiptarët në Malin e Zi, në Kosovë, kudo në rajon. Zoti qoftë me ju dhe e bekoftë malin e Zi në çdo hap,” është shprehur Rama në anglisht.

https://youtu.be/D7YnaD87N90

Të fundit