Flash News

KRYESORE

Asnjë fjalë për plagjiaturat, socialistët ‘hakmerren’ me shpejtësi ndaj ish-konsulles dhe i publikojnë notat

Asnjë fjalë për plagjiaturat, socialistët

Me anë të një letre që i drejtonte kryeministrit Edi Rama, Ilda Topalli, ish-sekretarja e parë e Konsullatës së Përgjithshme në Stamboll, dominoi ditën e djeshme portalet në Shqipëri, pasi kundërshtonte vendimin e shkarkimit. Ajo theksonte se kishte punuar fort në atë detyrë dhe se emërimin nuk e kishte arritur nëpërmjet lidhjeve partiake apo fisnore.

Por kësaj letre, socialistët i janë kundërpërgjigjur duke publikuar listën e notave të Topallit kur ishte studente. Është portali ‘Lexo.al’, që sipas deputetëve gjermanë kontrollohet nga Endri Fuga, këshilltar i kryeministrit, që ka publikuar notat e ish-konsulles, duke shkelur privatësinë e saj.

Shkeljen më të rëndë e ka kryer administrata e Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës, që i ka vendosur listën në dispozicion personave jashtë këtij institucioni.

Kjo listë notash ka mjaftuar për disa portale të majta që të rrëzojnë kritikat e Ilda Topallit dhe t’i japin të drejtë shkarkimeve në diplomaci nga Gent Cakaj, ministër i Jashtëm në Detyrë.

Ndonëse ndaj ish-konsulles reaguan me shpejtësi për të treguar që nuk është ‘ekselente’ dhe nuk e meritonte të rrinte në atë detyrë, socialistët nuk kanë marrë asnjë masë ndaj kolegëve të tyre që janë faktuar me plagjiatura në punimet e diplomave dhe publikimet në revistat shkencore. Deputetët Taulant Balla, Mimi Kodheli, Blerina Gjylameti apo ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, janë vetëm disa që janë kapur në vjedhje, por kanë refuzuar të kërkojnë qoftë edhe një ndjesë publike.

Të fundit