Flash News

KRYESORE

Asnjë fjalë për Teatrin, Artan Lame shqetësohet për flamurin grek në kalanë e Ali Pashës në Janinë

Përtej pesë viteve të fundit, në pozicionin e drejtorit të Aluizni-t, Artan Lame është i njohur në publik për qëndrimet e tij në mbrojtje të trashëgimisë kulturore.

Por që pasi u emërua në postin e drejtorit, Lame, që më herët kishte protestuar për kangjellat e Presidencës të cilat i cilësonte si vlerë për trashëgimisë, heshti për shembjen e stadiumit, ndërkohë të njëjtën gjë po bën edhe sa i takon debatit për godinën e Teatrit Kombëtar.

Debati për godinën e Teatrit të cilën qeveria kërkon ta shembë, duket se nuk e ka shqetësuar Artan Lame, i cili tashmë duket se ka një hall tjetër, të cilin e ka shprehur në rrjetin social Facebook.

Lame në reagimin e tij i referohet flamurit të Greqisë që është vendosur mbi kalanë e Ali Pashë Tepelenës në Janinë.

Postimi i plotë i Artan Lames

Përsihatje flamujsh.

Bajraku i Junanit mbi karakoll te Janin' kalase. Ose e thene ne shqipe me te llagarte: Flamuri grek mbi kullat e kalase se Janines.

Duket pak kiç ai flamur mbi ato kulla, se gati asgje se lidh Janinen me Greqine.

Ndoshta me shume aty do shkonte bajraku i Baba Dovletit, qe te pakten e mbajti qytetin per plot 500 vjet, i dha fytyren osmane qe e ka edhe sot dhe ne fund e leshoi me lufte.

Natyrisht qe patriotet e fb-se do sulen te thone se aty do shkonte flamuri me zhgabe, mirepo me thene te drejten, ne shqipot pak ose aspak beme per ta mbajtur ate qytet kendej kufirit ne ato vite qe ndaheshin sinoret e shteteve.

Aliu i Hankos, qe tani u sherben grekerve per te ndjelle turistet, ndoshta kthehet permbys ne varr kur sheh flamujt me kryq te kalter qe valojne perreth kullave te sarajeve te veta, por ate meriton.

Historia ndeshkon jo te padrejtet, por te pazotet. Dhe Aliut, asllanit te Janines, diten e larjes se hesapeve, ja hodhen te gjithe. Ja hodhen turqit, qe ai i kish shfrytezuar gjithmone, ja hodhen greket qe ai i kish nencmuar po aq, madje ja hodhen dhe shqiptaret qe, sic e kane adetin, te lene ne balte kur kercet dyfeku...

Fundi i historise, mbi kala te Janines valon e do valoje bajraku i grekut, Aliu do sherbeje si dordolec trendy per te bere foto erotike me Vasiliqine, turqit pasi humben sulltanet e vertete sajojne sulltane me kravate, ndersa ne... arnautet zulmemedhej, neve s'na ve njeri ne refene.

A.

Të fundit