Flash News

KRYESORE

“Asnjë grua s’largohet nga puna në bashkitë e djathta”, Pjetri hedh poshtë premtimin e Ramës

“Asnjë grua s’largohet nga puna në bashkitë e

Valdrin Pjetri, kandidati i PS për Bashkinë e Shkodrës nuk mbështet plotësisht qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, që premton se gratë dhe vajzat që punojnë në bashkitë e djathta nuk do të largohen nga puna. Sipas Pjetrit, në bashkinë e Shkodrës, që deri dje u drejtua nga Voltana Ademi, do të qëndrojnë ata punonjese që e meritojnë.

“Do të shikohet teknikaliteti dhe meritokracia. Kushdo që e meriton. Patjetër që stafi drejtues është për tu zëvendësuar por pjesa tjetër do të shikohet. Hap pas hapi. Rama e ka thënë përgjithësisht... Por do të shqyrtohen. Rast pas rasti, mbetet për tu parë”, ka deklaruar ajo në një intervistë për Report TV.

Të dielën në mbrëmje, Rama në një konferencë të posaçme nga selia e PS u shpreh se “asnjë vajzë apo grua nuk do të largohet nga puna në bashkitë e djathta që sot iu mbaron mandati. Vendet e zëna me kushurirllëk do të pastrohen me transparencë. Nuk do të ketë asnjë hyrje triumfatore nëpër bashki. Administratat e djathta nuk duhet të gjykohen nga këndi i së majtës”, deklaroi Rama.

https://www.youtube.com/watch?v=4OkJWVkbuX8

Të fundit