Flash News

KRYESORE

Asnjë informacion për Emiliono Salan; piloti paralajmëroi miqtë në 'Facebook' për gjendjen e avionit

Kanë kaluar dy ditë nga zhdukja e mistershme e futbollistit Emiliano Sala, që po udhëtonte nga Franca drejt Anglisë për të firmosur me ekipin e Premier Ligës, Kardif Siti.

Megjithatë, në disa komente në Facebook të pilotit Dejv Ibotson, të bëra në datën 19 janar, vihet re se ai e ka pranuar se avioni që kishte në drejtim, ishte pak i ndryshkur. Piloti 60-vjeçar, administronte avionin.

Pas mbërritjes në Nantë të shtunën e datës 19 janar, Ibotson ishte regjistruar në profilin e tij në “Facebook” në aeroportin e Nantes Atlantique: deri këtu asgjë e çuditshme. Por deklarata publike e pilotit në diskutim me një mikun e tij në “Facebook” lë vërtetë me gojën hapur.

Piloti që drejtonte avionin e zhdukur në Kanalin e La Mansh-it nuk ishte i familjarizuar me sistemet e zbritjes të modelit Piper PA-46, pavarësisht se udhëtimi i parë i kryer nga Kardifi në Nantë u finalizua suksesshëm.

“Jo keq kur mbërrita aty, por jam disi i ndryshkur me sistemin e zbritjes së avionit. Tashmë jam në Francë, do të takohemi kur të kthehem, është radha jote për të qerasur me kafe”, i shkruante Dejv një mikut të tij.

Të fundit