Flash News

KRYESORE

'Asnjë marrëveshje e fshehtë mes Serbisë e Kosovës', Shehu: Një siklet i madh e detyroi Cakajn të bëjë një deklaratë të tillë

'Asnjë marrëveshje e fshehtë mes Serbisë e

Ish ministri demokrat Tritan Shehu ka reaguar pas deklaratës së ministrit Genc Cakaj nga shtëpia e Bardhë në Uashington, i cili sqaroi në rrjetet sociale se nuk ka marrëveshje të fshehtë për shkëmbim territoresh  Serbi-Kosovë.

Në një reagim në Facebook, Shehu shkruan se deklarata e tij erdhi e sforcuar dhe e çuditshme duke ju dashur të “gëlltisë” atë që ai dhe shefat e tij e promovuan.

Ish ministri arsyeton se një siklet i madh e detyroi Cakajn të bëjë një deklaratë të tillë.

Komenti i Shehut

“Cakaj “gelltit” shkembimin e territoreve!

Zv Ministri Cakaj ne nje deklarate te sforcuar e te cuditeshme nga Ëashingtoni detyrohet te mohoje ate qe ai dhe shefat e tij shqipfoles e kishin promovuar, “shkembimin e territoreve Kosove - Serbi”.

Nje skilet i madh e detyroi kete zv minister te beje nje deklarate te tille, e ndryshme kjo katerciperisht nga cfare ai&co kishin pregatitur dhe e kundert me misionin qe ai kishte marre disa kohe me pare.

Tashme qe e verteta e atij komploti antishqiptar u zbardh fale Z.Grenell dhe konseguences amerikane, nxitimi i i sotem i Z.Cakaj duket si Pilati me larjen e duar te tij per te fshehur provat e krimit.”

Lexoni edhe:

https://politiko.al/cakaj-takon-grenell-ne-shtepine-e-bardhe-asnje-marreveshje-e-fshehte-mes-serbise-e-kosoves/

 

Të fundit