Flash News

KRYESORE

“Asnjë në studio televizive me ‘të ikurit’”, ish-deputetja e PD i përgjigjet Ramës: Mirë bën, ke “të drejtë” vetëm për një gjë

“Asnjë në studio televizive me ‘të

Ish-deputetja e PD, Orjola Pampuri i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë mësohet se i ka porositur të gjithë deputetët dhe ministrat e tij që të mos dalin në asnjë studio televizive me ish-deputetët të opozitës, pas vendimit të tyre për djegien e mandateve.

Në një reagim në rrjetet sociale, Pampuri thekson se Rama ka një arsye të fortë pas këtij urdhri.

“Ata nuk kanë se si t'i përgjigjen përgjimeve të dosjes 339 për shitblerjen e votës, se si t'i përgjigjen ish deputetëve e gjithë Shqiptarëve që për oligarkët e koncesionet e klienteliste varfëroi e përzuri shqiptarët, duke nisur me check-up-in në shëndetësi e në sektorë të tjerë, duke rritur në mënyrë borxhin publik, e njëkohësisht duke mos i sjellë asnjë të mirë këtyre sektorëve, përveç rrënimit total të tyre”, shkruan Pampuri.

Reagimi i plotë:

Rama ne panik, ndalon deputetet te perballen ne debat me ish deputetet e opozites.....

Kur Edi Rama flet per elektoratin, te kujton te dehurin qe harron deren e shtepise...

Si mund te flase kryeministri ne ikje per elektorat, kur ai e trajton si mos me keq duke i blere e tjetersuar voten.

Si mund te flase kryeministri ne ikje per elektorat kur per nje kerpudhe platsike mohoi qytetaret e vendit te tij, duke i share e denigruar.

Si mund te flase kryeminstri ne ikje per elektorat, kur ne cdo takim i perdor qytetaret si gure shahu duke i tallur ne menyren me te shemtuar.

Por ka "te drejte" vetem ne nje gje, per faktin qe deputetet e ministrat e tij te mos perballen me ish deputetet e opozites; fakti qe nuk kanë se si t'i përgjigjen përgjimeve të dosjes 339 për shitblerjen e votës, se si t'i përgjigjen ish deputetëve e gjithë Shqiptarëve që për oligarkët e koncesionet e klienteliste varfëroi e përzuri shqiptarët, duke nisur me check-up-in në shëndetësi e në sektorë të tjerë, duke rritur në mënyrë stratosferike borxhin publik, e njëkohësisht duke mos i sjellë asnjë të mirë këtyre sektorëve, përveç rrënimit total të tyre.

C'te thone deputete e ministra te tute Edi Rama kur ti i solle, i bere heronj, e model te shoqerise sojin me te keq e me joperfaqesues te qytetareve. Ne 6 vite i madh e i vogel nga veriu ne jug, mesuan gjithcka per kanabisin, perdhunuesit, perverset, pedofilet, per don zhuanet e ministrive, bashkive, e te administrates. E me gjithe keto nuk late me asnje shprese per intelektualin, te ndershmin, punetorin e te moralshmin. Mire e ben qe u ndalon sojit tend te debatojne, pasi ky eshte veprimi i denje i nje autoritari, veprimi i denje i nje diktatori, i cili ne sarajet e tij ben 1001 dallavere e perversitete e perballe qytetareve qe i varferoi, del e u jep mend e leksione. Mbaji deputete e ministra, se kur te largoheni, do te largoheni te gjithe bashke duke lene pas, shijen me te hidhur qe ky vend ka provuar ndonjehere. Ndaj qytetare, kur te mendoni te hidhni voten, vleresoni per ke po votoni e nese ju perfaqeson? Jo vetem nga premtimet...

Nese dikush nuk ka arritur te sistemoje veten e jeten e tij, nuk mund te jete kurre i besueshem ne asnje fjale te tijen.

Të fundit