Flash News

KRYESORE

Asnjë nga kasti nuk e dinte se vuante nga kanceri, mesazhi i fundit që Boseman i dërgoi producentit të “Black Panther”

Producenti i “Black Panther”, Nate Moore ka treguar për publikun dhe fansat e të ndjerit Chadwick Boseman mesazhin e fundit dhe prekës që ka marrë nga aktori që humbi jetën nga kanceri, të cilin kishte 4 vite që e luftonte. Aktori i njohur për rolin e tij si "Pantera e Zezë", humbi jetën në moshën 43-vjeçare pas një beteje me kancerin, ndërkohë që askush nga kasti nuk dinte asgjë që ai po vuante nga kjo sëmundje. Nuk u shkëput asnjëherë nga puna dhe vazhdonte t’i kushtonte kohën e tij fëmijëve të sëmurë në spital. E tillë ishte dhe puna e fundit që Boseman po kryente me Moore, në lidhje me Fondacionin Make-A-Wish.

 “Më theu zemrën, o burrë. Duhet ta bëjmë për ta”,- i ka shkruar ai producentit.

Në intervistën për People, Nate tregoi sesi bashkë me aktorin punuan së bashku për t’i dërguar një djali të ri një mesazh zanor nga T’Challa, si dhe një paketë lodrash:

“Njerëzit meritojnë të jetojnë, të kenë momente të veçanta. Ata kanë kaluar nëpër ferr me sëmundjen e tyre. Nëse do të ishim në gjendje t’ua lehtësonim vuajtjet dhe t’u sillnim gëzim për një moment, atëherë ne do të bëjmë një ndryshim në jetën e tij."

Ndërkohë, sipas një raporti të ri nga THR, përveç familjes, Boseman i kishte treguar vetëm një grupi të vogël të afërmish për betejën e tij ndaj kancerit.

“Askush i përfshirë në filmin Black Panther nuk ishte në dijeni”, tha një burim.

Chadwick Boseman: "Pantera e Zezë" humb luftën me kancerin në moshën 43-vjeçare

Të fundit