Flash News

KRYESORE

"Asnjë paketë për rimëkëmbjen e biznesit", Agron Shehaj: Mosveprimi është kriminal

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka reaguar së fundi rreth situatës në të cilën ndodhet ekonomia dhe biznesi në Shqipëri, pas situatës së pamdemisë së COVID-19.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Shehaj shprehet se Qeveria nuk ka asnjë fond apo paketë për rimëkëmbjen e biznesit, teksa e cilëson këtë mosveprin si një akt kriminal.

Ai gjithashtu ka theksuar se nëse rënia nuk ndalet, pasojat për ekonominë dhe mirëqenien e shqiptarëve do të jenë dramatike e do të ndihen për shumë vite.

Bashkangjitur këtij postimi ai ka ndarë me ndjekësit e tij një "meme" me një foto të kryeministrit Rama ku shkruhet: "Sëmundja po falimenton në masë bizneset e vogla, rriten me 54% mbylljet e subjekteve. Rama, Do t'i zëvendësojmë me biznese 3D"

Reagimi i plotë:

Qeveria nuk ka asnjë fond apo paketë për rimëkëmbjen e biznesit. Një paketë e ndërhyrjes dhe financimeve në ekonomi është prioritet kombëtar.

Mosveprimi është kriminal, i paprecedentë në botë. Bizneset po falimentojnë çdo cast.

Nëse rënia nuk ndalet, pasojat për ekonominë dhe mirëqenien e shqiptarëve do të jenë dramatike e do të ndihen për shumë vite.

Të fundit