Flash News

KRYESORE

Asnjë përgjegjës për vdekjen e Ardit Gjoklajt, gjykata shpall të pafajshëm dy të akuzuarit

Asnjë përgjegjës për vdekjen e Ardit Gjoklajt, gjykata

Tashmë nuk ka asnjë person nën hetim sa i takon vdekjes së 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, ngjarje e ndodhur në gusht të 2016-ës.

Ditën e sotme, Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm shtetasit Defrim Hakrama dhe Edmond Kollari, të cilët ishin akuzuar nga Prokuroria për vdekjen e Ardit Gjoklajt.

Ndaj tyre rëndonin akuzat e shkeljes së rregullave në punë çka sollën vdekjen e të riut.

Hakrama mbante detyrën e përgjegjësit të firmës “3R” e cila menaxhonte landfillin e Sharrës ndërsa Kollari ishte shoferi i fadromës së kompanisë ‘3R’.

Të fundit