Flash News

KRYESORE

Asnjë reagim për teatrin, deputeti i PD i kërkon llogari Ambasadës Italiane: Vjen si era kanabis

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka reaguar pas artikullit të medias italiane ‘ ‘Il Fatto Quotidiano’, e cila shkruante ndër të tjera se godina e Teatrit Kombëtar është ndërtuar nga arkitetki italian, Giulio Berte.

Spaho shprehet se nuk e kupton pse Ambasada Italiane në Tiranë nuk ka folur asnjë fjalë lidhur me këtë çështje teksa shton se qëndrimi i tyre i ngjan kohës kur nuk reaguan për kanabizin.

“Mos shkruani vetem artikuj por i kerkoni qeverise suaj se perse po zhduken objektet e trashegimise kulturore-historike shqiptaro-italiane dhe asnje nga ambasada italiane ne Tirane nuk ka folur nje fjale. Mire ne periudhen e Enverit kur u rrafshua godina e Bashkise dhe nuk mund te flisnit, por pse tani ne periudhen e demokracise nuk thate nje fjale per stadiumin qe u shkatertua dhe beni sehir per teatrin. Vjen si era kanabis”, shkruan në 'Facebook' deputeti i PD, Edmond Spaho.

Të fundit