Flash News

KRYESORE

"Asnjë tradhëti burra!", Rama përshëndet marrëveshjen, i kujton Hotit Shengenin Ballkanik: Lufta me Serbinë nuk bëhet me shpata virtuale

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas firmosje së marrëveshjes ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në prezencë të Presidentit Donald Trump.

Rama ka përshëndetur marrëveshjen mes palëve, e cila sipas tij është thjesht nisja e rrugës drejt njohjes përfundimtare, ndërkaq ka shprehur keqardhjen humbjen e kohës- sipas tij- nga ana e Kosovës në dakordësimin për Shengenin Rajonal.

“ASNJË TRADHËTI BURRA!

Urime Kryeministrit Hoti për marrëveshjen e arritur me Serbinë, e cila s'është fundi po vazhdimi i të vetmes rrugë drejt njohjes përfundimtare: Dialog për gjithçka, Bashkëpunim për çka mundet sot, Këmbëngulje për çka duhet nesër!

Keqardhje që u humb kaq kohë për t'u dakordësuar me Shengenin Rajonal,si një projekt ambicioz me interes kombëtar zhvillimi përmes rritjes së bashkëpunimit, e si një shtysë më shumë për integrimin europian të shteteve tona

Po më mirë vonë se kurrë, edhe falë Amerikës mike.

Njohja e Kosovës nga Izraeli është fruti fantastik i kësaj marrëveshjeje me potencial të madh zhvillimor, po edhe shembull për të gjithë që lufta për paqen përfundimtare me Serbinë nuk bëhet as me shpata virtuale kundër Beogradit, as me damkosje digjitale tradhëtarësh imagjinarë!”, shkruan kryeministri Rama në Twitter.

Të fundit