Flash News

KRYESORE

‘Astiri’ i dytë në Këlcyrë, ish deputeti: Policia hedh familjet në rrugë dhe iu kërkon të heshtin

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu shprehet se në Këlcyrë po realizohet një operacion policor ndaj banorëve, që i nxjerr ata në rrugë dhe iu kërkon të heshtin duke i shoqëruar në polici.

Shehu tregon se pas protestës së banorëve të shtunën, janë thirrur në polici kryetari i degës së PD, Luan Malko dhe qytetari Ismet Lile, pasi kundërshtojnë shembjen e shtëpivë për realizimin e një projekti.

Postimi i plotë:

Terror në Këlcyrë në mbrojtje të abuzivizmit e arrogancës qeverisëse.

Në Këlcyrë sot jemi përballë një operacioni policor terrorizues ndaj banorëve, për t'i bërë ata të heshtin për projektin fantazëm me vlerë miliona euro e procedurat anti ligjore, që kërkon të hedhë në rrugë shumë familje, gjë që nuk do ta arrijnë kurrë.

Aktualisht thirret aty në polici nga drejtuesit e saj, kryetari i degës së PD, z.Luan Malko, për protestën e organizuar ditën e shtunë kundër shembjes abuzive të dhjetëra banesave.

Ishte ajo një protestë masive, krejt demokratike e paqësore e banorëve kundër këtij akti thellësisht arbitrar, në kundërshtim me të drejtat themeltare të njeriut, aspak transparent, me hije të mëdha korruptive.

Po kështu midis të tjerëve i bëhet presion edhe qytetarit Ismet Lile, që në mënyrë shumë civile për ditë të tëra po proteston kundër shembjes së godinës së tij, një godinë e ndërtuar si të tjerat me leje përkatëse shumë vite më parë, brenda të gjithë kritereve urbanistike.

Ky dhe bashkëqytetarët e tij, ja kanë përplasur të vërtetën në sy në zyrë, kryetarit aktual të Bashkisë, që kërkon të shembë shtëpitë e qytetarëve, gjë për të cilën është shprehur kundër edhe i gjithë Këshilli Bashkiak, duke kërkuar anullimin e atij projekti.

Policia e prokuroria aty duhet të përfshihen jo duke thirrur kryetarin e PD e banorët, por ideatorët e zbatuesit e këtij projekti të paligjshëm, që i ngjan si dy pika uji atij të Astirit në Tiranë.

Të fundit