Flash News

KRYESORE

Astrit Lajmaj u gjet i murosur në Itali, flet i afërmi: Më ka marrë 250 mijë lekë. Tha se Shqipëria nuk bëhet

Astrit Lajmaj u gjet i murosur në Itali, flet i afërmi: Më ka

Astrit Lamaj, u gjet i murosur pak ditë më parë, pesë vite pas zhdukjes së tij në qytetin e Xhenovas.

Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga kjo ngjarje, eshtrat e Lamajt nuk janë sjellë ende në Shqipëri. Familja e Lamaj jeton në fshatin Trevllazër të komunës Novoselë në Vlorë.

Të afërmit shprehen për ABC News se Astrit Lamaj iku në Itali për një jetë më të mirë, por një vit më pas humbi kontaktet me njerëzit e tij.

Nelo Meminaj,një nga të afërmit e tij, thotë se gjetja e eshtrave i ka tronditur familjarët.

“Për çështje ekonomie iku në Itali. Më ka marrë mua 250 mijë Lekë dhe tha se Shqipëria nuk bëhet dhe ka ik në emigrim”, u shpreh Meminaj.

Pas marrjes së lajmit, familja Lamaj ka hapur dyert e mortit, ndërsa eshtrat e të afërmit të tyre po i nënshtrohen ekspertizës mjeko-ligjore në Itali.

Të fundit