Flash News

KRYESORE

Astrit Patozi e nis si radikal: Më 22 korrik nuk mund të ketë votim

Astrit Patozi e nis si radikal: Më 22 korrik nuk mund të ketë

Astrit Patozi e ka nisur nga Durrësi, atë që mund të quhet turi anti-Basha. Sipas deputetit demokrat, jo rastësisht është zgjedhur ky qytet: ai është barometri i pranimit apo mospranimit të Partisë Demokratike. Fjala e Patozit, edhe pse është përshkruar nga tone përbashkuese nuk e ka shmangur radikalizmin.

I cili ka kulmuar me thirrjen që demokratët të marrin në dorë fatet e partisë së tyre. Patozi u ka kërkuar të pranishmëve që ta ndalin atë që ai ka quajtur 'farsë të 22 korrikut'.

"Atë ditë nuk mund të ketë votim", ka qenë ultimatumi i tij.

Astrit Patozi, edhe pse doli në një konferencë shtypi në selinë e PD dhe deklaroi se do të hynte në garë nuk e dorëzoi dokumentacionin përkatës për t'u bërë zyrtarisht sfidant.

Zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike do të mbahen sipas statutit më 22 korrik, dhe në garë janë Eduard Selami dhe Lulzim Basha. Të dy rivalët kanë qenë më parë kryetarë të Partisë Demokratike.

Të fundit