Flash News

KRYESORE

Astrit Patozi: Gati të garoj për kreun e PD-së. Kam kushtet e mia, Basha të dorëhiqet

Astrit Patozi: Gati të garoj për kreun e PD-së. Kam kushtet e

Në një deklaratë për mediat Astrit Patozi u shpreh se në mungesë të një kandidature tjetër serioze është i vendosur dhe gati të kandidoje për kreun e Partisë Demokratike.

“Deklaroj se jam i gatshëm të kandidoj për kryetar të PD nëse do ketë garanci për zgjedhje të lira, të ndershme e të pandikuara. Në emër të mijëra demokratëve që më mbështesin kërkoj rregulla të pastra loje, dorëheqje të menjëhershme të kryetarit Basha si përgjegjësi kryesor për humbjen në zgjedhje, largimin e tij nga zyra bashkë me stafin e vetë dhe çlirimin e selisë nga të gjithë kandidatët derisa të mbahen zgjedhjet”, ka thënë Patozi.

I vendosur në kushtet e mos daljes së një kandidature tjetër serioze, ju deklaroj se do të kandidoj për kreun e PD-së nëse respektohen disa kushte:

-Dorëheqje të menjëhershme dhe jo ngrirje të Bashës. Vëndosjen e tij në pozitën si çdo kandidat tjetër dhe largimin e tij bashkë me stafin nga zyra.

-Kërkoj normalizimin statutor të procesit të garës.

-Sekretari i përgjithshëm të marrë nën kontroll database-n e anëtarësisë, në mënyrë që anëtarësimet në kundërshtim me statutin të mos kenë mundësi të votojnë. Gjithashtu, kërkohet kohë e mjaftueshme debati, analize e reflektimi, si dhe kohë për të bërë fushatë

-Listat e zgjedhësve duhet tu jepen kandidatëve jo me vonë se tre ditë para zgjedhjeve të kreut të PD-së

“Deklaroj se jam i gatshëm të garoj për kryetar të Partisë Demokratike”, tha Patozi nga selia e PD.

“Ftoj zt.Basha që të ndalë mbi ambicien e tij personale dhe të vërë përpara interesin e Partisë Demokratike”, tha gjithashtu Patozi.

“Në rast se kërkesat tona nuk do të plotësohen ai do të marrë përgjegjësinë për hedhjen në erë të Partisë Demokratike. Në kushte të tilla të gjithë demokratëve u lejohet të mos pranojnë farsën e zgjedhjeve për kryetar”, ka përfunduar ai.

Deklarata e plotë:

Kërkoj rregulla të pastra loje.

1-Dorëheqje të menjëhershme dhe jo ngrirje të Lulzim Bashës dhe vendosja e tij si çdo kandidat tjetër që do të futet në garë. Largimi i tij nga zyra bashkë me stafin e vet dhe çlirimin e selisë nga prania e të gjithë kandidatëve derisa të përfundojë procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri.

2-Normalizimi statutor i procesit të garës duke bërë nul të gjitha veprimet e derimëtanishme jo legjitime përmes vendimit të dy nënkryetarëve.

3-Sekretari i Përgjithshëm duhet të marrë në dorë databasen e anëtarësisë, duke zbatuar rregullin e kahershëm në PD që anëtarësimet e dy muajve të fundit si dhe gjitha anëtarësimet në kundërshtim me statutin të mos kenë të drejtën e votës.

4-Listat e zgjedhësve duhet t’u jepen kandidatëve jo më vonë se tre ditë nga shpallja e garës dhe ato duhet të publikohen.

5-Kërkohet kohë e mjaftueshme debati, analize dhe reflektimi si dhe kohë e të bërit fushatë për të gjithë kandidatët.

6-Komisioni i organizimit dhe kontrollit të operacioneve elektorale duhet të kryesohet nga njëri prej sekretarëve funksionalë aktual dhe duhet të ketë numër të barabartë anëtarësh nga kandidatët në garë. Ky komision duhet të hartojë dhe publikojë rregulloren e fushatës.

7-Të ngrihet një komision për auditimin e procesit të garës. Ky komision i kryesuar nga sekretari i Përgjithshëm, duhet të ketë një numër të njëjtë anëtarësh nga kandidati në garë. Komisioni duhet të autorizohet nga kryesia që të luaj edhe rolin e komisionit të ankimimit.

Këto kërkesa janë garancitë minimael që të shkohet në një proces të drejtë. Pas këtij parashtrimi ftoj zotin Basha që të dalë mbi ambiciet personale dhe të vendosë fatin e Partisë Demokratike mbi interesat e tij të momentit. Jam gati të punoj me të dhe të tjerët për një garë reale. Por në rast se kërkesat tona të drejta për një garë reale nuk do të plotësohen ai do të marrë të gjitha përgjegjësitë për hedhjen në erë të të vetmes mundësi për nxjerrjen nga kriza të PD për shkak të këtij vetë.

Nëse kjo ndodh, çdo anëtari të PD-së i lind të e drejta të refuzojë dhe të mos lejojë me të gjitha mjetet demokratike një farsë elektorale të grabitjes në tavolinë të mandatit nga kryetari Lulzim Basha.

Të fundit