Flash News

KRYESORE

Astrit Patozi: Kauza e BD, ndryshimi i sistemit dhe çlirimi i zgjedhjeve

Astrit Patozi: Kauza e BD, ndryshimi i sistemit dhe çlirimi i zgjedhjeve

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka deklaruar se kauza e kësaj partie është ndryshimi i sistemit dhe çlirimit të zgjedhjeve. Ai thekson se “Bindja Demokratike është ide, nuk është pronë, as biznes apo njeri.”

“Ajo ka lindur nga bindja e fortë e qytetarëve të lirë të këtij vendi për një projekt të ri politik. Bindja Demokratike është dhe do të jetë një ofertë serioze dhe tërësisht e pavarur, sa herë që të ketë zgjedhje në Shqipëri. Bindja Demokratike është frymë dhe alternativë e re, në një shoqëri, ku monopoli partitokratik po vret konkurrencën dhe ka kufizuar lirinë e zgjedhjes për qytetarët”, deklaron Patozi.

Astrit Patozi ka shpalosur edhe tre objektivat afatshkurtra të BD-së:

E para, vendosmëria për t'i dhënë vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Së dyti, Bindja Demokratike identifikon si problem të madh për Shqipërinë polarizimin ekonomik dhe krijimin e një hendeku të thellë mes një shtrese të varfër dhe një grupi njerëzish të pasuruar në mënyrë abuzive.

Së treti, vendi ka nevojë për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Të fundit