Flash News

KRYESORE

Astrit Patozi: Për mua, Partia Demokratike nuk ekziston më; mbetem qytetar i angazhuar

Astrit Patozi: Për mua, Partia Demokratike nuk ekziston më; mbetem

Astrit Patozi shprehet i dorëzuar për një lëvizje të mundshme kundër Lulzim Bashës brenda Partisë Demokratike. Ndonëse vitin e kaluar ai paralajmëroi se do të krijonte një lëvizje të re të djathtë, qoftë brenda PD-së, në intervistën e dhënë sot për ‘Top Talk’, Patozi nuk u shpreh aspak entuziast.

Ish-nënkryetari i demokratëve tha se për të nuk ekziston më Partia Demokratike dhe se personalisht do të mbetet një qytetar i angazhuar dhe me vëmendje absolute në zhvillimet politike të vendit.

“Jo, unë nuk mund të garoj kurrë në një parti, me të cilën nuk kam më asnjë lidhje. E kam deklaruar para disa muajsh se nuk më lidh asgjë me Partinë personale të Lulzim Bashës, ndërkohë që për mua Partia Demokratike nuk ekziston më. Megjithatë, aktiviteti im politik nuk ka marrë fund, edhe pse nuk jam këtu sot për të shpjeguar se cili do të jetë fati im politik. Unë mbetem qytetar i angazhuar dhe njeri me vëmendje absolute për zhvillimet politike të vendit, sepse ndiej detyrimin që disa të vërteta duhet t’i them. Koncepti im për politikën është i tillë, që jo thjesht PD-ja, por Shqipëria ka nevojë për një lëvizje që duhet të vijë nga e djathta, sepse Shqipëria ndodhet në një kënetë depresive nga e cila nuk mund të dalë me opozitën me paterica të Lulzim Bashës, i cili sot ka marrë peng PD-në dhe opozitën në përgjithësi”, deklaroi Patozi.

Të fundit