Flash News

KRYESORE

Astrit Patozi pranon zgjedhjet më 22 korrik, shpall sot kandidaturën për kreun e PD

Astrit Patozi pranon zgjedhjet më 22 korrik, shpall sot kandidaturën

Astrit Patozi është tërhequr nga dy deklarata të mëparshme publike dhe ka vendosur të hyjë në garën për kreun e Partisë Demokratike.

Burime për Politiko.al bëjnë të ditur se Patozi do të njoftojë kandidimin sot, në orën 18:00, në një konferencë nga selia blu.

Pak ditë më parë, Astrit Patozi tha në “Opinion” se do të pranonte të hynte në garë përballë Lulzim Bashës nëse nuk merrte pjesë një kandidat i tretë dhe nëse zgjedhjet zhvilloheshin përtej 22 korrikut.

Pavarësisht këtyre deklaratave, Patozi ka pranuar të hyjë në zgjedhjet e 22 korrikut dhe përballë deri më tani ka Eduart Selamin, ndërsa pritet rikandidimi i Bashës.

Dy nënkryetarët e PD-së kanë njoftuar se afati i fundit për kandidimin është 2 korriku.

Të fundit