Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Astrit Patozi: Pse Gaz Bardhi dhe Petrit Vasili nuk mund të qajnë njësoj për koalicionet?
Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar së fundmi sa i përket çështjes së koalicioneve, referuar deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se ndryshimet e fundit kushtetuese që pritet të miratohen në 30 korrik, do të standartizohen si kudo në Europë.
Ai gjithashtu ka përshkruar raportin e Vasilit dhe Bardhit, teksa thekson se kur ata flasin për çështjen e koalicioneve, nuk mund të jenë kurrsesi njësoj.
Kjo pasi sipas Patozit “nuk kanë të njëtën përgjegjësi dhe nuk janë sjellë njësoj në të shkuarën e afërt dhe të largët me këtë temë”.
“Tre vjet më parë Gaz Bardhi nuk e lejoi Petrit Vasilin që të bënte koalicion, qoftë edhe me vetëm PDIU-në, pa llogaritur plot parti të tjera më të vogla që ishin të gatshme të hipnin në trenin e Ilir Metës, ngaqë u gjendën papritur si peshku pa ujë. Ishte koha e shpërthimit të dashurisë së paharrueshme të 17 majit, kur me firmën e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës koalicionet u ndaluan, jo me ligj, por me marrëvehsje, në kapërcim flagrant të Kushtetutës dhe të Kodit Zgjedhor”, shkruan Patozi.
Reagimi i plotë:
PSE GAZ BARDHI DHE PETRIT VASILI NUK MUND TË QAJNË NJËSOJ PËR KOALICIONET?
Në fakt, hierarkia e do që krahasimi të bëhet mes zotit Luli Basha dhe zonjës Monika Kryemadhi. Por kjo e fundit, jo pa qëllim dhe ndoshta mençurisht, ka zgjedhur të mos marrë shumë rol në simfoninë e qarjes për vrasjen e koalicionit, si taktikë të Edi Ramës për të dëmtuar opozitën. Me siguri që ka menduar se është më mirë të bërtasësh “me koalicion, pa koalicion, shoferi ynë është kampion”, se sa të ankohesh për humbjen një vit para zgjedhjeve.
Kur i shikon bashkë dhe i dëgjon si flasin, të krijohet idea se kanë 20 vjet që mendojnë dhe veprojnë njësoj, aq të ngjashëm dhe të sinkronizuar duken sot zotërinjtë Bardhi dhe Vasili. Dhe duhet të mos kesh qenë asnjë ditë në Shqipëri dhe të mos kesh lexuar asnjë lajm për të në dy dekadat e fundit, që të besosh se këta i janë betuar realisht njëri-tjetrit për besnikëri deri sa vdekja një ditë t’i ndajë.
Po le ta lëmë pas krahëve historinë e flirteve politike në Shqipëri dhe të trajtojmë vetëm problemin e koalicioneve.
Gaz Bardhi dhe Petrit Vasili mund të ketë dhjetëra cilësi të ngjashme, por kur flasin për këtë çështje nuk mund të jenë kurrësesi të dy njësoj. Për faktin e thjeshtë, se nuk kanë të njjëtën përgjegjësi dhe nuk janë sjellë njësoj në të shkuarën e afërt dhe të largët me këtë temë.
Tre vjet më parë Gaz Bardhi nuk e lejoi Petrit Vasilin që të bënte koalicion, qoftë edhe me vetëm PDIU-në, pa llogaritur plot parti të tjera më të vogla që ishin të gatshme të hipnin në trenin e Ilir Metës, ngaqë u gjendën papritur si peshku pa ujë. Ishte koha e shpërthimit të dashurisë së paharrueshme të 17 majit, kur me firmën e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës koalicionet u ndaluan, jo me ligj, por me marrëvehsje, në kapërcim flagrant të Kushtetutës dhe të Kodit Zgjedhor.
Dhe pyetja është, a ishte e njëjta nevojë e popullit për të pasur patjetër parti të bashkuara në koalicione edhe atëherë, apo kjo gjë ka vlerë vetëm për tani? Kjo sigurisht që vlen vetëm për zotin Bardhi, sepse zoti Vasili nuk ka pse ngatërrohet, si viktimë që ka qenë në atë kohë. Nëse po, atëherë zoti Bardhi duhet t’i kërkojë falje një herë zotit Vasili për atë që i bëri para tre vjetësh dhe pastaj të vazhdojnë me konferencën e përbashkët të shtypit.
Ndryshe i bie që nevoja e popullit dhe fatet e demokracisë në Shqipëri qenkan të lidhura vetëm me humorin e Lulzim Bashës. Kur ky i ndaloka koalicionet bashkë me Edi Ramën, nuk paska problem, por gjithë të tjerët duhen të futen në rresht dhe të mos bëjnë zë. Ndërsa kur këtij iu dashka patjetër aleanca parazgjedhore dhe e pandryshuar me formulën që i duhet, shkoka gjaku në gju të kalit, po të mos i plotësohet.
Ndaj edhe stonon shumë kjo qarja me dy zëra e Petrit Vasilit dhe e Gaz Bardhit sot. Sepse i pari, të paktën është koherent me qëndrimet politike, koalicion donte atëherë, koalicion do edhe tani. Njësoj si Edi Rama, që kundër ishte atëherë, kundër është edhe tani.
Kurse Gazi i shkretë nuk e ka këtë luks, sepse tre vjet më parë ishte në prehërin dhe në qeverinë e Edi Ramës, duke pasur të njëjtat qëllime dhe objektiva me të, kurse tani thjesht ka ndërruar portat.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38