Flash News

KRYESORE

Astrit Patozi tregon se kë mbështet mes ‘opozitës së re’ dhe opozitës pa mandate

Astrit Patozi tregon se kë mbështet mes ‘opozitës së

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar situatën politike në vend. Në studion e emisionit ‘Byro Politike’, Patozi u shpreh se nuk mbështet vendimin për djegien e mandateve, pasi rrezikon të ardhmen e Partisë Demokratike, edhe pse ai nuk ofroi ndonje alternativë tjetër.

Pyetur nga gazetarja Joli Xhokaxhi se kë zgjedh mes opozitës pa mandate dhe asaj të re, Patozi zgjodhi të dytët. “Ështe akt i përgjegjshëm i deputetëve që hynë në parlament, sepse nuk ua ka falur kush mandatin, sepse emrin ua ka vënë me doren e vet kryetari i partisë”, nënvizoi Patozi, duke shtuar se Edi Rama është i kënaqur me hyrjen e tyre në Parlament. “Edi Rama u thotë: Betë mirë që erdhët, ju nuk jeni taman opozita, por jeni kot”.

Patozi theksoi se i është kërkuar të kthehen në PD nga udhëheqës dhe simpatizantë të djathë, por e ka refuzuar nje mundesi te tille. “Pak rëndësi kanë emrat qe me kane kerkuar te rikthehem, aspak rëndësi”, përfundoi ai.

Të fundit