Flash News

KRYESORE

Astrologia Meri Shehu nuk jep lajme të mira: Na pret një periudhë 7-vjeçare tronditjeje

Astrologia Meri Shehu nuk jep lajme të mira: Na pret një periudhë

E ftuar në emisionin e pasdites në Tv Klan, astrologia e famshme Meri Shehu, ndër të tjera ka folur edhe për periudhën e vështirë që po kalon Shqipëria dhe gjithë globi.

Ndër të tjera, Meri dha një lajm të keq pasi sipas parashikimit të saj, një periudhë 7-vjeçare na pret në këtë gjendje, jo fort të mirë.

“Kur ndodhi çështja e virusit, shumë njerëz, nuk më akuzuan, por më thanë pse nuk e ke parashikuar? Unë nuk mund të parashikoj virusin, atë e parashikojnë shkencëtarët, por marrëdhëniet sociale dhe çështjet ekonomike që tronditen dhe që dukeshin të tronditura. E kemi theksuar do të jetë një periudhë 7-vjeçare tronditjeje, nuk do të jetë vetëm virusi…përpara mund të kemi edhe sprova të tjera që mund të na presin, sepse kur është futur Urani në Dem për herë të fundit ka ndodhur Lufta II Botërore, tashmë ne e kemi prapë Uranin në Dem, unë nuk them që do të kemi një luftë botërore, por do ta quaja një “provokim të natyrës”, por nuk ka kaluar tërësisht,”- tha Meri Shehu te Rudina.

 

Të fundit