Flash News

KRYESORE

“Ata që duan dorëheqjen e Bashës kërkojnë pastrim tempulli por nuk dinë ku është tempulli”

“Ata që duan dorëheqjen e Bashës kërkojnë pastrim

Kandidati i renditur i 6-ti për Elbasanin, Fitim Zekthi i ftuar në e ftuar në “Tonight Ilva Tare” u shpreh se në zonat e Dumresë nuk e prisnin kandidatin socialist për deputet Musa Ulqini, por në fund zgjedhjet u fituan nga ai.

Pjesë nga deklarata:

Zekthi: Qarku i Elbasanit ka pasur edhe një specifikë ndryshe nga qarqet e tjera sepse ishte edhe një parti e katërt, PDIU. Ajo ka pasur një kandidat të fortë si Qafi Rakipi. Unë prisja një rezultat të dobët, por jo kaq. E quaj të tepruar të bëjmë analiza të detajuara se çfarë ka ndodhur pa pasur të dhëna të sakta. E quaj të tepruar dhe problematike faktin që turravrap është emocionale. Njerëz që kërkuan shkarkimin e Bashës, njerëz të cilët përdorin të dhënat në mënyrë të papërgjegjshme për të pastruar rezultatin. Njerëz që kërkojnë pastrim tempulli, kur nuk e dimë ku është tempulli.

Çfarë ndodhi në Elbasan?

Zekthi: Unë prisja që PD të merrte 4 mandate. Konfigurimi elektoral në Shqipëri ka ndryshuar. Zona e Dumresë ku unë isha ka 5 grup seksione. Takova gjysmën e banorëve. Dumreja kishte një specifikë. Në atë zonë njerëzit mbjellin duhan dhe nuk kanë marrë paratë prej 3 vjet. Rilindja u premtoi se do t’ua merrte duhanin me 7 mijë lekë dhe ua mori me 3 mijë lekë. Musa Ulqini, kandidati i zonës nuk shkonte dot nëpër fshatra. E përzinin Musanë nga lokalet dhe Dumreja votoi për Musanë.

Të fundit