Flash News

KRYESORE

‘Ata që ekzekutuan Artan Santon ishin nga Nikla’, gazetari tregon vrasjet e bujshme pa autorë

‘Ata që ekzekutuan Artan Santon ishin nga Nikla’, gazetari

Gazetari Artan Hoxha është shprehur se vrasësit e bankierit Artan Santo ishin nga Nikla.

I ftuar në emisionin ‘Repolitix; në Report Tv, Hoxha përmendi edhe disa vrasje të bujshëm që sot janë pa autorë duke përmendur këtu krahas vrasjes së Santos edhe atë të gjyqtarit Konomi.

“Nuk janë kapur autorët se ata janë vrarë. Kërkojmë vrasësit e vrasësve. Duhet që policia të presë zinxhirin. Është pozitiv fakti që RENEA po lëviz. Kur dalin përcjellin vullnet politik. Askush se kundërshtoi sot operacionin. Një nga ngjarjet ku autori është nga Nikla është vrasja e bankierit Artan Santo, kryekomunarit në Kukës, gjyqtari Skerdilajd Konomi”, tha Hoxha.

Të fundit