Flash News

KRYESORE

“Ata që ende sot s’janë të bindur se Azem Hajdari meriton nderim të naltë, vazhdojnë të duan anën tjetër”

“Ata që ende sot s’janë të bindur se Azem Hajdari

“Ata që ende sot s’janë të bindur se Azem Hajdari meriton nderim të naltë, janë domosdo njerëz që vazhdojnë të duan anën tjetër”, kështu shkruan gazetari Fitim Zekthi në një reagim të tij në ‘facebook’. Ky reagim vjen pas komentit të Mustafa Nanos, i cili u shpreh se për të, Azem Hajdari nuk kishte asgjë për të qenë heroi.

Zekthi është i bindur për të kundërtën, teksa thekson se vrasja e tij është akti më i ndyrë i gjithë atyre që ishin në anën e kundërt.

Reagimi i Fitim Zekthit:

Kane kaluar me shume se 19 vjet qe kur ne menyre brutale, te organizuar dhe me mbeshtetje te plote te strukturave te caktuara te policise, sherbimit sekret, qeverise u vra Azem Hajdari. Eshte e dukshme se Azemi, ai studenti energjik qe ishte ne balle te levizjes ne vitin 1990, nder themeluesit e Partise se pare opozitare ne Shqiperi, deputeti i cili kur u vra ishte forca me qenesore e partise demokratike, ishte bartesi i kurajos se te gjitheve ne perballje me nje qeveri qe kishte ardhur ne pushtet ne aleance te plote me banda, maskarenj dhe qe po instalomte nje pushtet te fuqishem ne cdo qelize te vendit.

 Ky pushtet i kesaj qeverie jo vetem po shiste e blinte cdo aset te ish kompanive piramidale, jo vetem e mbushi administarten me njerez qe vinin nga ish sigurimi i shtetit por dhunonte egersisht opoziten. Ishin vrare te pakten tre kater drejtues lokale te PD-se dhe vendi ishte ne nje kolaps te plote sa i takon te pakten mundesise se vendosjes se rendit.

Azem Hajdari do te mbetet perhere njeriu qe ne dy kohe shume te veshtira ishte ne anen e duhur, ishte lider ne kete ane dhe ishte simbol i kurajos. Vrasja e tij do te mbetet akti me i ndyre i te gjithe atyre qe ishin ne anen tjeter dhe qe kane qene ne ate ane ne 1941-in, ne 1944-en, ne 1990-en ne 1997-en e me radhe. Te kerkosh te shohesh te Azem Hajdari nje njeri perfekt do te ishte ose injorance ose perversitet.

Azem Hajdari, si cdo njeri ne kete bote. E drejte ka qene ana ne te cilen ai zgjodhi te luftoje dhe e pazakonte, frymezuese ka qene kurajoja me te cilen zgjodhi ta doje dhe luftoje ne kete ane. Ata qe ende sot nuk jane te bindur se Azem Hajdari meriton nje nderim te nalte jane domosdo njerez qe vazhdojne te duan anen tjeter. Ata kurre nuk kane thene asgje per "heronj" qe kane qene vec atentatore dhe qe sot ende kane buste ne Tirane dhe Shqiperi apo mjaft rruge kane emra te tyret.

Të fundit