Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ata që lexojnë, dhe janë të njohur, zgjedhin këta libra si më të mirët e 2017...
Mes morisë së librave të botuara përgjatë vitit 2017, është e vështirë të zgjedhësh më të mirët. Këtë e kanë pohuar dhe personazhet që ne të Politiko.al kemi zgjedhur për të dhënë vlerësimet për 'Librin më të mirë të vitit'.
Të përzgjedhurit tanë kanë dhënë një titull (ose dy) të cilin e konsiderojnë si më të mirin e vitit që lamë pas duke komentuar shkurtimisht zgjedhjen e tyre
Preç Zogaj, poet
“Mbi heronjtë dhe varret”, Ernesto Sabato
Sipas meje, libri më i mire në prozë, botuar në shqip në vitin 2017 është romani "Mbi heronjtë dhe varret" i Ernesto Sabatos, botuar nga Pika pa Sipërfaqe. Një sagë e shkruar me mjeshtëri të jashtëzakonshme, një roman epik, neoklasik, ku fatet njerëzore dhe historia e Argjentinës në periudhën e trazuar të ngjizjes së pavarësisë së saj plazmohen dhe plazmojnë njëra-tjetrën në një dinamikë që vetëm Letërsia e madhe mund ta pasqyrojë.
Arta MARKU, gazetare
"Kokoro", Natsume Soseki
Kryevepra 2017, në këndvështrimin tim është KOKORO. Është padyshim libri më i mirë që kam lexuar përgjatë këtij viti. Më i miri, për atë që rrëfehet, për zbulimet që të ndihmon të bësh, për analizat nëpër të cilat të udhëheq… por edhe për mënyrën se si rrëfehet. Tek e fundit autori është një shkrimtar i madh, i përjetshëm, sikurse Natsume Soseki.
Diku, shkrimtari shqiptar, Agron Tufa shkruan: “Nëse leximi i një vepre letrare shndërrohet nga kënaqësi në barrë, atëherë, si çdo barrë e meriton të hiqet qafe. Sepse leximi është festë, jo torturë. Ka asi festash mbresëlënëse që të rrënqethin…”. Sadoqë Tufa ia ka atribuuar këto fjalë leximit të një tjetër vepre, unë mendoj se i qëndrojnë pikë për pikë, të njëjtat fjalë edhe KOKOROS së Natsume sosekit. Merret me mend se nuk kemi të bëjmë me një festë në kuptimin e haresë, por të kënaqësisë së leximit, të shijes që merr, të depërtimit në thellësi, të gëlltitjes të vëmendjes, të të gjithë përqendrimit tënd…
KOKORO është një histori që të hyn në mënyrë të pandjeshme nëpër vena dhe të lëvrin me gjakun. Është leksioni i mjeshtrit – senesit për nxënësin. Ky i fundit ka nevojë të mësojë. I pari ka ç’t’i ofrojë. Dhe i ofron përvojën e vet. Një përvojë e jashtëzakonshme. Një leksion jete që ka vlerë absolutisht për të gjithë, në çdo vend e në çdo kohë.
Kokoro na i ndez ngadalë, një e nga një, dritat e errësirës së qenies, duke zbuluar THELBIN, apo zemrën e gjërave, duke na zbuluar KOKORON.
Agron Gjekmarkaj, pedagog i Letërsisë
“Letra grues seme të vdekun”, Gjovalin Gjadri
"Letra grues seme të vdekun" i inxhinierit Gjovalin Gjadri. Një përkthim i spikatur i Ardian Ndrecës nga gjermanishtja, për herë të parë i plotë, në gegërisht. Ky libër është rasti kur kujtesa shndërrohet në Letërsi dhe Letërsia në shpëtim. Një histori dashurie që nuk e pranon vdekjen, ku bashkëbisedimi burrë-grua vazhdon intensiv, pa e pranuar kurrë atë si pengesë, por pa e injoruar si fakt. Letrat e Gjadrit janë unike në Letërsinë shqipe; me to ai shpëton shpirtin e tij dhe rrëfen një dashuri të pakohë, ndryshe nga 'vuajtjet e djaloshit Verter' të Gëtes për të cilat me dhjetëra vetë vrasin veten. Gjadri, në një lidhje me Mejreme Toptanin, mes sfidash dhe paragjykimesh dëshmon një sërë frakturash që ka pësuar historia e qytetërimit shqiptar, por edhe epërsitë e saj, njëkohësisht. Ato letra nuk janë sentimentalizëm banal, por një monument madhështor i dashurisë së shndërruar në kujtesë, i kujtesës që rrëfen me një dashuri si ngrehinë teologjike e filozofike, një mbërthesë kjo që konturon më të bukurën konfesionare të marrëdhënieve burrë- grua në kulturën shqipe.
Flutura Açka, shkrimtare
“Liria”, Jonathan Frazen
“Liria”, roman nga Jonathan Franzen, një prej rrëfyesve më të mirë të kohës sonë.
Kur Jonathan Frazen erdhi entuziast në Shqipëri në pranverë të vitit 2012 për një artilkull për National Geographic mbi zogjtë migratorë në lagunat tona, nuk e dinte kërdinë që bënin shqiptarët mbi natyrën e tyre të bekuar nga drita, pasuria dhe bukuria. Kur u largua, si botuese e tij, u këshillua me mua në mund të shkruante një letër për autoritetet shqiptare mbi masakrën gjakatare që po ndodhte me zogjtë (me pasionin e vrojtimit të jetës së të cilëve kishte vite që merrej) dhe kafshët e egra në Shqipëri. E këshillova se një letër e hapur publike, do të qe më me vlerë se çdo rresht personal për krerët e shtetit, por dikush nëpër zyrat e administratës sonë të lartë, ndër ata që kanë përgjegjësi për mjedisin tonë të korruptuar nga të korruptuarit, e devijoi dëshirën e Franzenit për t’iu drejtuar publikisht shqiptarëve, dhe ajo letër u myk diku në zyrat e Kryeministrisë sonë. Kur qeveria e re në kapërcyellin e pushteteve pas zgjedhjeve të vitit 2013, vendosi moratoriumin e gjuetisë, mendova se frymëzimi u kishte ardhur nga kjo letër që mund ta kishin gjetur rastësisht dhe po vepronin në emër të patriotizmit dhe për ta mbrojtur Shqipërinë, por tunika e kanabisit që iu vesh në pak muaj vendit dhe që zgjati me vite, më shpjegoi shkujdesjen ndaj një alarmi si të Jonathan Franzen, alarm që është edhe thelbi i romanit “Liria” për botën sot.
“Liria” sjell tundimet dhe barrën e lirisë: drithërimat e epshit adoleshent, kompromiset e lëkundura të moshës së mesme, shtrëngesat e jetës në periferi, peshën e rëndë të perandorisë së kohës. Jonathan Franzen është një kirurg i hollë dhe ka prodhuar me këtë libër një portret të pashlyeshëm e thellësisht prekës të kohës sonë.
[ngg_images source="galleries" container_ids="53" display_type="photocrati-nextgen_basic_thumbnails" override_thumbnail_settings="0" thumbnail_width="240" thumbnail_height="160" thumbnail_crop="1" images_per_page="20" number_of_columns="0" ajax_pagination="0" show_all_in_lightbox="0" use_imagebrowser_effect="0" show_slideshow_link="0" slideshow_link_text="[Show slideshow]" order_by="sortorder" order_direction="ASC" returns="included" maximum_entity_count="500"]
Beti Njuma, gazetare
“Ditar i shkurtër kufijsh”, Gazmend Kapllanit
“Secili çmendet sipas mënyrës së vet”, Stefan Çapaliku
Ka patur disa libra shumë të mirë në shqip këtë vit që po shkon, por ju nuk më lejoni të zgjedh disa, kështuqë unë do përzgjedh dy. Janë të dy libra shumë të mirë. Janë kuzhina të kujtesës sonë të mjegullt, që birret e humbet dita-ditës. Fatkeqësisht janë dy botime që i kanë "shpëtuar" syrit të jurive dhe çmimeve të gjithsojshme që janë dhënë gjatë 365 ditëve që shkuan.
Ervin Bushati, politikan
“The Path” të Michael Puett & Christine Gross Loh
Jeta jonë përcaktohet përditë nga rituale dhe sjellje rutinë që janë shumë më të rëndësishme sesa bindje të mëdha apo filozofi të menduara thellë dhe gjatë. Mënyra jonë e të konceptuarit dhe të veprimit si njerëz perëndimorë ndryshon rrënjësisht me atë të mendimit nga një pjesë po aq e rëndësishme e botës: Rrugës (Dao) që ndjen filozofia antike kineze dhe ajo e Lindjes së largët.
Ky libër i shkurtër dhe sintetik bën që të vëmë në pikëpyetje për herë të parë atë që kemi stabilizuar si shtylla të qytetërimit tone në shekuj: e mira dhe e keqja, e drejta dhe gabimi, logjika dhe ndjenjat ...
Konfuci dhe shume filozof ë të tjerë kinezë të Antikitetit vijnë me qartësinë dhe kthjelltësinë e një rryme mendimi që sfidon të sotmen -- moderne dhe teknologjike -- në thellësinë e mendimit që shpon tej për tej epokat e njerëzimit.
Një sfidë e shkruar guximshëm, për ata që mendojnë se e njohin mirë veten dhe botën në të cilën jetojnë.
Jonila Godole, pedagoge
“Homo Deus: A brief History of Tomorrow” , Yuval Noah Harari
Libri trajton pyetje të historisë dhe të së ardhmes të njeriut (si specie) dhe si shoqëri. Sidomos në qendër të librit është rolin i njeriut në botën e nesërme, kur punët do kryhen nga robotët. Çështja nuk është më nëse kjo do ndodhë, por se kur do ndodhë.
Për të kuptuar se si inteligjencat artificiale do sillen me ne (njerëzit) nesër, mjafton të shohim se si ne (njerëzit) jemi sjellë deri më sot me kafshët!
Gentian Gaba, politikan
“Macron, Revolucioni liberal francez”, Mauro Zanon
Është libri i parë i publikuar në 2017-ën në Itali, mbi “fenomenin” që ndryshoi politikën franceze. Autori, Mauro Zanon, me ndihmën e një parathënie me peshë (nga i rëndi) Giuliano Ferrara, tregon hap pas hapi marshimin e liderit të “En Marche!” drejt Presidencës. Personalisht isha kurioz për të njohur më shumë, jo vetëm arsyet e një revolucioni që i interesoi gjithë Evropës, por edhe të kuptoja nga afër dimensionin real të tridhjetë e nëntë vjeçarit, dritëhijet e bankierit me Master në Filozofi, i cili shkundi rendin politik francez . Në këtë libër, të shkruar mirë dhe me stilin gazetaresk nga Zanon, kuptohet qartë se Presidenti nuk ishte një “fluskë mediatike”, por një fenomen i destinuar për të tejkaluar gardhin e vjetër të politikës tradicionale. “Ose do të jemi rithemeluesit e Europës, ose varrmihësit e saj” – thotë Macron.
Jo pak për një tridhjetë e nëntë vjeçar.
Koloreto Cukali, regjisor
“Kaini”, Hoze Saramago
“Epshi”, Elfriede Jelinke
Do më duhet të zgjedh mes 2 librash që më kanë lënë gjurmë këtë vit, “Kaini” i Hoze Saramagos (“Cain”, botim i 2011-s, nga Harvill Secker, Londër, përkthyer në anglisht nga: Margaret Jull Costa) dhe “Epshi” i nobelistes Elfriede Jelinek (botim i 2007-s, nga Skandërbeg Books, përkthyer në shqip nga Afrim Koçi).
Të dy librat hulumtojnë 2 shpellat më të thella të qenies njerëzore, atë të fesë dhe atë të seksit.
I pari, një nga shkrimtarët më të anatemuar në Europë, nobelist, ofron një zhytje të thellë në historitë biblike, një udhëtim që na e kanë bërë shumë të vështirë, ndërsa, siç e dëshmon arti i Saramagos, qenkësh thjesht një udhëtim i lehtë, gazmor që duhet përballuar me buzëqeshje. Gjithçka që Kisha e ofron të errët e mistike, Saramago i jep dritë dhe e bën fëmijërore. Atyre që e kanë kryer udhëtimin e dyshimit të besimit brenda vetes, Saramago u ofron një xhiro falas. Atyre që nuk e kanë bërë akoma u jep ushqim për mendjen. Sigurisht, një libër jo për mendjet e mbyllura.
Jelinek, ndërkohë, ofron një libër sfidues për sa i përket stilit, ose të paktën, kështu e kam përjetuar unë.
Gruaja e Jelinekut (a ka rëndësi emri?) është një objekt seksual, nga të tëra anët janë njerëz që duan ta ndukin, epshi rrjedh në rrugët e rrugicat e ftohta të periferisë austriake, pushteti kërkon seks që të afirmohet. A nuk ju kujton kjo Shqipërinë? Gjëja që më pëlqen shumë tek ky libër është që ndërsa shpjegon me të tëra metaforat e mundshme kafshën epshore të njeriut, në plan të dytë të ngjarjes ti mund të prekësh një analizë të mprehtë sociale të njeriut-qytetar. Ashtu si e kuptoj unë këtë libër, njeriu-kafshë është aq i fëlliqtë për shkak se njeriu-qytetar është i shkelur me këmbë. Edhe një herë, a nuk ju kujton kjo Shqipërinë?
Gjithsesi, mrekullia e këtij libri qëndron tek stili, dhe unë kisha kohë pa u mahnitur me stile të shkruari. Shumë kohë.
a.c/ Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38