Flash News

KRYESORE

“Ata që ndihmojnë, jo ata që pengojnë”, Veliaj flet për solidarizimim duke sulmuar banorët e Unazës

“Ata që ndihmojnë, jo ata që pengojnë”, Veliaj

Banorët e Tiranës sot janë solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti në Korçë, kryesisht në fshatin Floq.

Nga Tirana janë nisur tre kamionë me ndihma të grumbulluara në mënyrë vullnetare nga banorët, ndërsa i pranishëm në hapjen e stendës për ndihma para bashkisë ishte edhe kryetari Erion Veliaj.

Ndërsa flet për solidarizim me familjet e prekura, të cilët prej të shtunës po qëndrojnë në çadra, për shkak se shtëpitë e tyre u dëmtuan nga tërmeti, Veliaj nuk heziton të sulmojë edhe banorët e Unazës së Re, të cilët protestojnë prej muajsh kundër shembjes së banesave të tyre.

“Kemi dërguar një ekip jelekë-portokalli nga ata që ndihmojnë, jo ata që pengojnë”, u shpreh Veliaj ndër të tjera.

Të fundit