Flash News

KRYESORE

“Ata që të ndjekin pas janë të mirë për të të argëtuar, por nuk dinë të ndërtojnë një barrikadë mediatike. Fundi është i pashmangshëm”

“Ata që të ndjekin pas janë të mirë për

Blendi Fevziu ka dhënë sot një intervistë për ‘Panoramën’ dhe ndër të tjera risillte në vëmendje rastin e “TVA”, një  televizion kombëtar në Shqipëri që u mbyll pasi drejtuesit kërkuan ta orientonin më shumë drejt spektaklit dhe argëtimit sesa formës dhe mendimit.

Këtë deklaratë Fevziu e bëri në një kohë kur po diskuton për një largim të mundshëm nga Tv Klan drejt Top Channel. Në të njëjtën intervistë, ai pranon se diferencat me Aleksandër Frangajn janë kryesisht për linjën programore të televizionit.

Një deklaratë të ngjashme, Fevziu e ka bërë edhe në intervistën për ‘Syri.net’, në janar të 2017-ës. Duke folur për largimin e Armand Shkullakut nga ‘Abc News’, ai tha se zëvendësimi i gazetarëve me personalitet me persona anonimë, mund t’i shërbejë argëtimit, por nuk mund të ndërtojë një barrikadë mediatike. Në këtë situatë, sipas Fevziut, ‘funerali i një media’ është i pashmangshëm.

“Në fakt, fenomemi i zëvendësmit të gazetarëve me personalitet me persona anonimë dhe që nuk reflektojnë asgjë veç orientimeve që ju jepen, ndodh, por ky është fundi i një medie. Edhe pse fundi nuk vjen përnjëherë, do kohë, ai është i pashmangshëm. Nga gabimi yt përfiton rivali dhe një ditë ti e sheh veten në këmbët e një mali që nuk e ngjit dot me stafin që ke. Ata që të ndjekin pas janë të mirë për të të argëtuar, por nuk dinë të ndërtojnë një barrikadë mediatike. Ditën që ke nevojë nisen të argetojnë pronarin e rradhës. Ajo është padyshim Banda më e mirë për të shoqëruar në funeralin tënd profesional”, ka thënë Fevziu.

Blendi Fevziu paralajmëron Aleksandër Frangajn: Një tjetër televizion kombëtar u investua në pjesën artistike, sot nuk ekziston më

Negociatat me ‘Top Channel’, Blendi Fevziu tregon rolin që ka Ben Blushi

Të fundit