Flash News

KRYESORE

‘Ata që vijnë nga Amerika në Tiranë, ndjehen si Papa kur shkon në Argjentinë’, reagimi i ambasadores Kim pas batutës së Edi Ramës

 “Ata që vijnë nga Amerika në Tiranë ndihen si Papa kur shkon në Argjentinë”.

Kjo ka qenë një ndër batutat e kryeministrit Edi Rama gjatë ceremonisë së 100-vjetorit të Tiranës kryeqytet.

Batuta ka shkaktuar të qeshura tek të ftuarit dhe ambasadorët e huaj në Pallatin e Brigadave.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë se ambasadorët e huaj dëshirojnë të rikthehen në Tiranë edhe pasi kanë mbaruar misionin e tyre. Ai tregon edhe njw rast tw tillw.

Në mbyllje të fjalimit, Rama tha: “nuk jemi keq kur sheh se si u shkëlqejnë sytë ambasadorëve”, referuar Ambasadorjes së SHBA Yuri Kim, e cila nuk e mbajti të qeshurën në ato momente.

“Ka ambasadorë që janë në vende shumë të larta në Europë dhe duan të kthehen në Tiranë.

Dhe mora vesh njërin, dhe i shkruajta e-mail duke e pyetur “është e vërtetë që do të kthehesh në Tiranë?”. Po tha pasi kam parë Tiranën, i kam parë të gjithë kontinentet. Ky është një vend që gjithmonë duan të kthehen. Ata që vijnë nga Amerika ndjehen si Papa kur shkon në Argjentinë. Tirana është Amerika jonë e vogël. Megjithatë koha ka përparuar dhe Amerika kërkon ndryshime”, tha ndër të tjera Rama.

Të fundit