Flash News

KRYESORE

Atalanta ndal Juventusin, vlerësime të ndryshme për Berishën dhe Gjimshitin

Atalanta ndal Juventusin, vlerësime të ndryshme për Berishën

Në javën e 18-të të Serisë A, Atalanta ndali në shtëpi Juventusin me rezultatin 2:2. Padyshim, protagonist i takimit ishte edhe mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, i cili realizoi një autogol në minutën e 2-të, kur sfida ishte 0:0.

Autogoli ndikoi edhe në vlerësimin e “TuttoMercatoWeb”, e cila i dha notën 4.5. “E lëmë autogolin mënjanë. Nuk arriti të gjejë asnjëherë koordinatat e duhura ndaj kundërshtarit. Humbi Ronaldon në golin e barazimit dhe më pas shpëton në rastin e Manxukiçit. Një ngatërresar i madh”, ishte përshkrimi i lojës së tij.

Nga ana tjetër paraqitja e portierit Berisha është vlerësuar me notën pozitive, 6.5. “Jo fajtor në golin e menjëhershëmm, më pas vendos të ‘fluturojë’ në rastin e Bentakur”

Të fundit