Flash News

KRYESORE

“Atë që kartelet më të fuqishme të botës e morën pas luftës së përgjakshme, në Shqipëri qenka bërë në mënyrën më të sofistikuar”

“Atë që kartelet më të fuqishme të botës e

Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një historik të shkurtër të luftës së përgjakshme të zhvilluar në Kolumbi në vitet 1980-1990, ku kartelet e drogës arritën të ndalonin ekstradimin drejt SHBA-së pasi vranë me mijëra njerëz të pafajshëm.

Pas publikimit të denoncimit të PD-së, ku Fatmir Xhafaj, gjatë kohës që drejtonte Komisionin e Reformës në Drejtësi, rezulton se ka falsifikuar ligjin për ekstradimet, Tomorri thekson se atë që kartelet e fuqishme të botës e arritën pas 10 vitesh luftë dhe miliarda dollarë të shpenzuara, në Shqipëri është realizuar në mënyrën më të sofistikuar.

“Por megjithëse shpenzuan miliarda dollarë, sërish kartelet nuk arritën të korruptonin qeverinë dhe Parlamentin. Pasi dështuan të kapnin shtetit kaluan në metodat e dhunshme. Në nëntor të vitit 1985 Escobar urdhëroi sulm të armatosur kundër Gjykatës Supreme të Kolumbisë duke vrarë gjysmën e gjyqtarëve. Ky ishte akti i parë i një vale të tmerrshme dhune, ku trafikantët vrisnin njerëz të pafajshëm për të nënshtruar qeverinë që të miratonte ndalimin e ekstradimeve. Pas qindra atentateve ku mbetën të vrarë mijëra njerëz, në vitin 1991, fiks 10 vjet pas fillimit të luftës, Parlamenti kolumbian e miratoi ndalimin e ekstradimeve. Jo në nivel kushtetues, por me ligj. Ajo që kartelet më të fuqishme të drogës në histori e morën vetëm pas 10 viteve luftë të përgjakshme dhe miliardave dollarë të shpenzuara, në Shqipëri qenka bërë në mënyrën më të sofistikuar. Madje në nivel kushtetues. Pa zhurmë, pa asnjë efekt anësor. Erdhi dita që edhe Escobari po duket diletant”, shkruan ndër të tjera Tomorri.

PD akuzoi Xhafajn, sot ministër e Brendshëm, se ka flasifikuar ligjin për ekstradimet me qëllim për të shpëtuar vëllain e tij, Agron Xhafaj, i dënuar në Itali me 7 vite e 2 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge.

Reagimi i plotë i gazetarit:

Tani edhe Escobari duket si diletant.

“Me mire nje varr ne Kolumbi se sa nje qeli ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes,”. Ky ishte slogani i boseve kolumbian te droges, kur qeveria amerikane nisi luften ndaj tyre.

Ne vitet 1980, kartelet kolumbiane krijuan nje organizate te quajtur “Los Extraditables”. Kreu i organizates ishte Juan Pablo Escobar Gaviria, ndersa qellimi i saj ishte te parandalonte ekstradimin ne Kolumbi ne nivel Kushtetues.

Me pak fjale, kartelet e droges ne Kolumbi donin te ndryshonin Kushtetuten per te futur aty nje nen ku te thuhej specifikisht: Ndalohet ekstradimi i shtetasve kolumbiane.

Ne fillim Los Extraditables nisi si fushate sensibilizimi per te bindur shoqerine kolumbiane qe te mbeshteste ndalimin e ekstradimit. Per kete kartelet filluan te paguanin artikuj neper gazeta dhe madje te nxirrnin njerez publike qe te flisnin kunder ekstradimeve.

Por megjithese shpenzuan miliarda dollare, serish kartelet nuk arriten te korruptonin qeverine dhe Parlamentin. Pasi deshtuan te kapnin shtetit kaluan ne metodat e dhunshme.

Ne nentor te vitit 1985 Escobar urdheroi sulm te armatosur kunder Gjykates Supreme te Kolumbise duke vrare gjysmen e gjyqtareve. Ky ishte akti i pare i nje vale te tmerrshme dhune, ku trafikantet vrisnin njerez te pafajshem per te nenshtruar qeverine qe te miratonte ndalimin e ekstradimeve.

Pas qindra atentateve ku mbeten te vrare mijera njerez, ne vitin 1991, fiks 10 vjet pas fillimit te luftes, parlamenti kolumbian e miratoi ndalimin e ekstradimeve. Jo ne nivel kushtetues, por me ligj.

Ajo qe kartelet me te fuqishme te droges ne histori e moren vetem pas 10 viteve lufte te pergjakshme dhe miliardave dollare te shpenzuara, ne Shqiperi qenka bere ne menyren me te sofistikuar. Madje ne nivel kushtetues. Pa zhurme, pa asnje efekt anesor.

Erdhi dita qe edhe Escobari po duket diletant.

Të fundit