Flash News

KRYESORE

Atenati ndaj prokurorit Ndoja, gazetari zbardh detaje të reja: Rrumi i Sukthit mbante edhe mbiemrin Dako

Atenati ndaj prokurorit Ndoja, gazetari zbardh detaje të reja: Rrumi i

Gazetari i kronikës së zezë, Spartak Koka ka zbardhur disa detaje të reja lidhur me atentatin ndaj makinës ku udhëtonte prokurori Arjan Ndoja të premten që shkoi në autostradë.

I ftuar në emisionin ‘Opinion', Koka tha se shënjestra e atentatit dyshohet të ketë qenë Aleksandër Laho, i njohur me disa emra.

“Mjeti i prokurorit është ndjekur nga një automjet tjetër tip Benz, ku ishin tre persona. Në makinën e prokurorit ishin Arjan Ndoja, Aleksandër Laho dhe shoferi Andi Maloku. Personazhi “kryesor” i njohur dhe me pseudonimin “Rumi” kishte 4 emra. Emrin e parë Pëllumb Muharremi, emrin e dytë Pëllumb Ymeri, emri i tretë është Aleksandër Dako i datëlindjes 1973, këtë mbiemër e ka marrë në vitin 2007. Mbiemrin tjetër Aleksandër Laho e ka marrë në vitin 2012, pra Aleksandër Laho”, tha gazetari për të plagosurin, i njohur si miku i prokurorit dhe i skeduar disa herë nga policia.

Po ashtu, 48-vjeçari ka qenë i dyshuar edhe për konflikte pronash në Gjirin e Lalëzit, dhe si një ndër dhunuesit e biznesmenit amerikano-libanez Fadi-Mitri disa vite më parë.

Të fundit