Flash News

KRYESORE

Atentat me armë zjarri ndaj dy të rinjve, polica arreston 15 vjeçarin në Durrës

Atentat  me armë zjarri ndaj dy të rinjve, polica arreston 15

Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit S.TH. 15 vjeç të shpallur në kërkim që prej fillimit të muajit tetor të këtij viti.

15 vjeçari në bashkëpunim me Gj.Sh 31 vjeç kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetsit J.B dhe M.P nga ku mbeti i plagosur vetëm ky i fundit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim:

  • S.Th. 15 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi I mësipërm, më datë 04.10.2017, rreth orës 20:50, në lagjen Nr.18, Durrës në bashkëpunim me shtetasin Gj.Sh. (shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij) 31 vjeç kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasit J.B. 29 vjeç, banues në Durrës dhe M.P. 23 vjeç, banues në Durrës.

Për pasojë është plagosur në këmbë shtetasi M.P.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Vrasja në rrethane të tjera cilësuese” në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 79/dh, 22, 25 dhe 278/ 5 të Kodit Penal.

Të fundit