Flash News

KRYESORE

Atentat me armë zjarri në Tiranë, i riu qëllohet nga një person që po udhëtonte me motor

Atentat me armë zjarri në Tiranë, i riu qëllohet nga

Një atentat me armë zjarri është shënuar pasditen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko”, në Kinostudio. Si pasojë ka mbetur i lënduar një shtetas ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

Njoftimi i policisë Më datë 04.05.2017, rreth orës 18:20, rruga “Xhanfize Keko”, pranë Xhamisë, është qëlluar me armë zjarri një shtetas, i cili është dëmtuar lehtë në këmbë dhe po merr mjekim në S.Q.U., ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ky shtetas është qëlluar nga një shtetas i cili po udhëtonte në motorr së bashku me një shtetas tjetër. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ndërko vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre kriminale.

Të fundit